Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka identifikuar edhe dy raste të reja të kyçjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë, gjatë kontrolleve të realizuara sot në lagjen Veternik.
Sipas njoftimit të kompanisë, aksionet në terren për zbulimin dhe eliminimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimin e furnizimit të rregullt me ujë për konsumatorët.
KRU “Prishtina” ka theksuar se do të vijojë kontrollet në zona të ndryshme, duke paralajmëruar masa ndaj të gjithë atyre që konstatohet se janë kyçur në mënyrë të kundërligjshme në rrjet.

