By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Shëndeti mendor në burgje mbetet sfidë, QKRMT dhe institucionet bëjnë thirrje për trajtim dinjitoz
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Shëndeti mendor në burgje mbetet sfidë, QKRMT dhe institucionet bëjnë thirrje për trajtim dinjitoz
TOP Momenti

​Shëndeti mendor në burgje mbetet sfidë, QKRMT dhe institucionet bëjnë thirrje për trajtim dinjitoz

Momenti
Published: June 26, 2026

Mungesa e kapaciteteve për trajtimin e personave me çrregullime mendore që bien ndesh me ligjin vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit korrektues dhe shëndetësor në Kosovë

Kjo u theksua në tryezën e diskutimit “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 26 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Your browser does not support the video tag.

Menaxherja e programit në QKRMT, Fatmire Haliti tha se parandalimi i torturës nuk nënkupton vetëm ndalimin e dhunës fizike, por edhe garantimin e kushteve që respektojnë integritetin fizik dhe psikologjik të personave të privuar nga liria.

Ajo theksoi se QKRMT, përmes monitorimeve shumëvjeçare, ka evidentuar raste kur persona me probleme të rënda të shëndetit mendor janë mbajtur në institucione korrektuese, pavarësisht vendimeve gjyqësore që parashihnin trajtimin e tyre në institucione të specializuara shëndetësore.

Sipas saj, mungesa e kapaciteteve ka vështirësuar trajtimin adekuat të kësaj kategorie.

“Personat me çrregullime mendore dhe nevojat të veçanta përbëjnë një nga grupet më të margjinalizuara apo më sfiduese për trajtimin në këto institucione…Andaj, në situatën çfarë jemi domethënë, ne kemi avokuar në të kaluarën, por edhe tani domethënë edhe përmes kësaj tryeze synojmë që të bëjmë thirrje te institucionet përkatëse për krijimin e strukturës organizative të institucioneve korrektuese për vendosjen adekuate dhe trajtimin adekuat të personave me çrregullim mendor që bien ndesh me ligjin. Ajo që është më shqetësuesja, këto raste domethënë shpeshherë paraqesin rrezik për veten, për personat e tjerë të privuar nga liria, e po ashtu ka raste ku vet rrezikohet edhe vet jeta e stafit korrektues. Për më tepër, në disa raste këto këta persona përfundojnë në mënyrë tragjike duke kryer edhe vetëvrasje gjatë mbajtjes së tyre në vendet e privimit nga liria…Prandaj bëjmë thirrje në këtë ditë që të plotësohet infrastruktura përkatëse dhe çdo person që konstatohet që ka probleme të shëndetit mendor dhe që ka nevojë për trajtim, të vendoset në institucion ku ka staf të mjaftueshëm, staf profesional dhe do të marrin trajtimin e merituar”, tha Haliti.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se ndalimi i torturës dhe i çdo forme të trajtimit çnjerëzor është obligim i institucioneve dhe se mbrojtja e dinjitetit njerëzor duhet të garantohet për të gjithë personat e privuar nga liria.

Ai theksoi se Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës vazhdon monitorimin e rregullt të vendeve të privimit nga liria dhe se një ndër shqetësimet kryesore mbetet mungesa e kapaciteteve për akomodimin dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore.

“Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, ushtron një rol kyç në monitorimin e vendeve të personave ose ku mbahen të privuar personat nga liria. Përmes vizitave të rregullta, të paparalajmëruara, raporteve dhe rekomandimeve, Mekanizmi kontribuon në identifikimin e mangësive, parandalimin e keqtrajtimit dhe promovimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare për trajtimin human dhe me dinjitet. Një nga çështjet që Avokati i Popullit e ka trajtuar vazhdimisht ndër vite, është respektimi i të drejtave të personave me çrregullim mendor që janë në vuajtje të dënimit ose në konflikt me ligjin. Kjo kategori përfaqëson një nga grupet më të cenueshme, pasi përveç privimit nga liria, ata përballen edhe me nevoja komplekse shëndetësore dhe sociale, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mbrojtje të shtuar…Ndër shqetësimet kryesore vazhdon të jetë mungesa e kapaciteteve për akomodim të personave me çrregullim mendor. Për pasojë, këta persona me probleme serioze psikiatrike vazhdojnë të mbahen në qendrat e paraburgimit ose në institucionet korrektuese, ndërsa rekomandimet profesionale kërkojnë trajtim në institucionet e specializuara”, tha ai.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, tha se personat me çrregullime mendore janë ndër kategoritë më të cenueshme në institucionet korrektuese dhe se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë masa për përmirësimin e trajtimit të tyre.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.

“Për adresimin e kësaj sfide, me kërkesën tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, pasi kapacitetet aktuale janë shumë të limituara. Ky projekt pritet të përfundojë brenda disa muajve. Sa i përket trajtimit të këtyre personave gjatë vuajtjes së dënimit, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, i cili funksionon si pavion i ndarë në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë…Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe garantimin e trajtimit dinjitoz të personave të privuar nga liria”, tha Nimoni.

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, tha se mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria është përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit njerëzor.

“Mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria nuk është vetëm çështje e sistemit shëndetësor, por një përgjegjësi e përbashkët institucionale që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut. Nga perspektiva e gjyqësorit, kjo çështje ka një rëndësi të veçantë në rastet kur gjykatat vendosin për masa që prekin lirinë dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore. Gjykatat e Republikës së Kosovës gjatë vendimmarrjes për caktimin e masave të trajtimit të detyrueshëm bazohen në ligj dhe në vlerësimet profesionale të ekspertëve përkatës, por njëkohësisht kanë gjithmonë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, integritetit personal dhe të drejtave themelore të individit…Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe avancimin e praktikave që garantojnë trajtim të drejtë, human dhe dinjitoz për secilin individ.”, tha ajo.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se prej tre vitesh nuk ka asnjë rast kur një person, për të cilin gjykata ka urdhëruar trajtim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, mbahet në burg.

Ai theksoi se institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta është themeluar para dy vitesh dhe sipas tij përbën model për rajonin, ndonëse nevojiten investime të mëtejshme dhe shtim i stafit profesional.

“Po e nisim me këtë një dilemë, nuk kemi as edhe një person të vetëm, jo vetëm sot, por ka tre vite, asnjë person të vetëm i cili në aktvendim të gjykatës shkruan që trajtimi do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe ky mbahet në burg. Është zero raste, ka tre vite që asnjë rast i tillë. Themelimi i institucionit për trajtimin e personave me nevoja të veçanta ka qenë obligim ligjor që nga viti 2014. Ky institucion është themeluar vetëm para dy viteve dhe është shembull për rajonin. Ai i plotëson të gjitha nevojat? Sigurisht që nuk i plotëson, por jemi në rrugë të mbarë që të plotësohet edhe ajo pjesa e mbetur”, tha Dibrani. /Kp/

You Might Also Like

Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
Gjuha e urrejtjes dhe polarizimi fetar, PREVENT: Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë
Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje
Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Rahovec
Këmbësori goditet për vdekje nga dy vetura në Llabjan të Novobërdës

LEXO GJITHASHTU

Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Shqipëria ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Shqipëria ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
Lajme
RENEA zbarkon në Korçë, kontrolle për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë
RENEA zbarkon në Korçë, kontrolle për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë
Lajme
MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot
MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot
Lajme
IHMK paralajmëron reshje lokale shiu e shkarkime rrufeshë
IHMK paralajmëron reshje lokale shiu e shkarkime rrufeshë
Lajme
Apeli e kthen përsëri në rigjykim rastin ndaj të akuzuarve se i vunë zjarrin një restoranti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Apeli e kthen përsëri në rigjykim rastin ndaj të akuzuarve se i vunë zjarrin një restoranti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Lajme

You Might Also Like

Mlladiqi u gjykua në Hagë për krime lufte, Putini meriton të njëjtin fat
TOP Momenti

Mlladiqi u gjykua në Hagë për krime lufte, Putini meriton të njëjtin fat

August 29, 2026
Vdes një foshnje në Mitrovicë, trupi i pajetë dërgohet për autopsi
TOP Momenti

Vdes një foshnje në Mitrovicë, trupi i pajetë dërgohet për autopsi

August 29, 2026
Dy grabitje në Prishtinë, njëra në një market – tjetra në një pikë të derivateve
TOP Momenti

Dy grabitje në Prishtinë, njëra në një market – tjetra në një pikë të derivateve

August 29, 2026
“Po filtrohen emrat”, Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re
TOP Momenti

“Po filtrohen emrat”, Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?