By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pse ikin shqiptarët nga njëri prej vendeve më të pasura të Evropës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pse ikin shqiptarët nga njëri prej vendeve më të pasura të Evropës?
TOP Momenti

Pse ikin shqiptarët nga njëri prej vendeve më të pasura të Evropës?

Momenti
Published: June 26, 2026

Dhe udhët zgjaten e zgjaten në Veri,
në popull muhaxhir ecim nëpër shi.

Këto vargje tejet rrëqethëse të Bilal Xhaferrit u shkruan për një kohë tjetër, kur shqiptarët largoheshin të dëbuar nga krimet e luftës. Fatkeqësia është se, 82 vjet pas gjenocidit të popullit shqiptar në Çamëri, kjo metaforë për “popullin muhaxhir” vazhdon edhe sot. Jo sepse shqiptarët po dëbohen nga lufta apo spastrimi etnik, por sepse, në kohë paqeje, ata vazhdojnë të largohen masivisht nga vendi i tyre. Sot rrugët nuk përshkohen në këmbë nën shi; ato kalojnë nga aeroportet, tragetet dhe autostradat drejt Evropës. Mjetet kanë ndryshuar, shkaqet kanë ndryshuar, por fenomeni i largimit mbetet masiv dhe i paprecedentë në botë. Ndërtesat, resortet dhe marinat luksoze po ngrihen me ritme marramendëse, por gjithnjë e më shumë qytetarë nuk e ndiejnë se kanë vend në këtë model zhvillimi dhe po zgjedhin emigrimin. Investimet spektakolare që shohin përreth nuk u japin shpresë, por ua thellojnë ndjenjën e përjashtimit.

Your browser does not support the video tag.

Të dhënat e fundit të entit statistikor evropian tregojnë se 66 193 shtetas shqiptarë morën lejen e parë të qëndrimit në një vend të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2024. Ky është treguesi standard i Eurostat-it për emigracionin e ri të rregullt drejt BE-së dhe nuk llogarit ata që kanë emigruar ilegalisht, që bëjnë punë sezonale ose që janë azilkërkues. Në fund të vitit 2024, mbi 839 000 shtetas shqiptarë mbanin një leje të vlefshme qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo nuk përfshin ata që kanë marrë tashmë shtetësi të një vendi të BE-së, prandaj numri real i shqiptarëve që jetojnë në BE është edhe më i lartë.

Për më tepër, 48 000 shtetas shqiptarë fituan shtetësinë e një vendi të BE-së gjatë vitit 2024, duke u renditur të tretët pas sirianëve dhe marokenëve. Në periudhën 2010-2024, rreth 632 000 shtetas shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian. Ky nuk është thjesht një tregues integrimi, por një tregues i vendosjes përfundimtare. Ndryshe nga leja e qëndrimit, shtetësia zakonisht nënkupton se emigrimi nuk shihet më si një fazë e përkohshme, por si një zgjedhje afatgjatë jetese. Pra, jemi ende duke folur vetëm për të dhënat zyrtare të Bashkimit Evropian, sepse situata e emigrimit është më dramatike po të kemi parasysh që mijëra qytetarë shqiptarë shkojnë drejt ShBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Zvicrës etj.

Your browser does not support the video tag.

Kjo situatë na vë përballë një pyetjeje të madhe ekzistenciale dhe sociologjike. Pas më shumë se tri dekadash nga rënia e regjimit totalitar më të egër në Evropë, pas vendosjes së pluralizmit politik, kthimit të pronës private dhe hapjes totale ndaj botës, Shqipëria, në prag të hyrjes në BE, duhej të ishte sot një vend ku ktheheshin investimet dhe njerëzit. Por, po ndodh e kundërta, duke zënë vendin e parë në botë për sa i përket përqindjes së banorëve të larguar nga një shtet. Dhe, këtu kemi kaluar nga persekutimi shovinist i fqinjëve te një ndër paradokset më të mëdha të popullit shqiptar e që ka të bëjë me nivelin e varfërisë që bashkëjeton me një pasuri natyrore të jashtëzakonshme. Pra, paradoksi i vërtetë, ai që të dhemb dhe që kërkon një analizë të thellë e të sinqertë, është se shqiptarët po ikin masivisht nga një vend që, në letër, në burime dhe në potencial, ka pothuajse gjithçka për të qenë i pasur, i zhvilluar dhe i begatë.

Në shumicën e vendeve, emigrimi masiv lidhet me luftëra, katastrofa natyrore, mungesë burimesh ose izolim gjeografik. Nëse Shqipëria do të ishte një vend pa dalje në det, me mungesë burimesh natyrore, me klimë të ashpër dhe pa pozicion strategjik, emigrimi kaq masiv do të ishte më i kuptueshëm. Por, realiteti është plotësisht i kundërti.

Shqipëria është një nga ato vende ku natyra ka qenë jashtëzakonisht bujare. Me rreth 500 kilometra vijë bregdetare në Adriatik dhe Jon, ajo zotëron një nga asetet më të vlefshme ekonomike të Mesdheut. Pak vende në Evropë kanë mundësinë të kombinojnë turizmin bregdetar, malor, kulturor dhe natyror brenda një territori kaq të vogël. Në të njëjtën kohë, Shqipëria renditet ndër vendet me rezervat më të mëdha të ujit të ëmbël për frymë në kontinent, çka i jep një avantazh strategjik në një shekull kur uji po shndërrohet në një nga burimet më të çmuara. Ky potencial përkthehet edhe në energji, pasi vendi ka një nga kapacitetet më të larta hidroenergjetike në Evropë në raport me madhësinë e tij, ndërsa mbi 300 ditë me diell në vit krijojnë kushte ideale për zhvillimin e energjisë diellore. Me klimën e saj mesdhetare, tokat pjellore dhe burimet e bollshme ujore, Shqipëria ka potencialin të jetë jo vetëm e vetëmjaftueshme në prodhimin ushqimor, por edhe një eksportuese e rëndësishme e produkteve bujqësore e blegtorale, me cilësi e rendiment të lartë. Këtyre u shtohet edhe një pozicion gjeografik që pak vende e gëzojnë: në hyrje të Ballkanit Perëndimor, përballë Italisë, komshi me një treg prej mbi 450 milionë konsumatorësh të BE-së.

Akoma më e pasur është edhe nëntoka shqiptare. Për një territor goxha të vogël, Shqipëria disponon një larmi të jashtëzakonshme pasurish minerare dhe energjetike. Ajo zotëron një nga rezervat më të rëndësishme të kromit në Evropë dhe për dekada ka qenë ndër prodhuesit kryesorë në botë të këtij minerali strategjik, i domosdoshëm për prodhimin e çelikut inoks, industrinë e automobilave, mjeteve ajrore dhe teknologjive të avancuara. Krahas kromit, nëntoka shqiptare përmban rezerva të konsiderueshme bakri, hekuri, hekur-nikeli dhe nikeli, minerale me rëndësi të veçantë për metalurgjinë, industrinë e ndërtimit, prodhimin e baterive dhe tranzicionin global drejt ekonomisë së gjelbër.

Vendi disponon gjithashtu depozita bitumi që janë shfrytëzuar prej një shekulli, si dhe rezerva boksitesh ende të paeksploruara dhe të pashfrytëzuara. Në zona të ndryshme të vendit gjenden edhe fosfate, rëndësia e të cilave është rritur ndjeshëm në një kohë kur siguria ushqimore dhe prodhimi i plehrave kimike po bëhen çështje strategjike në nivel global. Shqipëria ka gjithashtu rezerva të konsiderueshme gëlqerorësh, dolomitesh, gipsi, argjilash industriale dhe një larmi të pasur gurësh dekorativë, si mermerë, gëlqerorë dekorativë dhe gurë ornamentalë, të cilët përbëjnë një potencial të rëndësishëm për industrinë e përpunimit dhe eksportit me vlerë të shtuar.

Po aq i rëndësishëm është edhe potenciali hidrokarbur. Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzës është ndër më të mëdhatë në Evropën kontinentale, ndërsa Shqipëria mbetet vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Ballkanin Perëndimor. Në shumë vende, një bazë kaq e larmishme burimesh natyrore do të konsiderohej një avantazh strategjik afatgjatë. Ajo do të përbënte themelin për zhvillimin e industrisë përpunuese, rritjen e eksporteve, krijimin e vendeve të punës me produktivitet të lartë dhe financimin e investimeve në arsim, kërkim shkencor, teknologji dhe infrastrukturë. Në fund të fundit, pasuria e nëntokës nuk matet vetëm me sasinë e mineraleve që nxirren, por me aftësinë e një ekonomie për t’i shndërruar ato në zinxhirë vlere, industri konkurruese dhe mirëqenie të qëndrueshme për qytetarët.

Por, pasuria më e madhe e Shqipërisë nuk gjendet as në nëntokë dhe as mbi tokë; ajo gjendet te njerëzit e saj. Shqiptarët kanë dëshmuar vazhdimisht një shpirt të fortë sipërmarrës, aftësi të lartë përshtatjeje dhe gatishmëri për të marrë përsipër rrezikun e iniciativës private. Kudo që kanë pasur mundësi të konkurrojnë në kushte të barabarta dhe me rregulla të qarta loje, në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara, ata kanë ngritur mijëra biznese, kanë spikatur si profesionistë, studiues, mjekë, inxhinierë dhe sipërmarrës të suksesshëm, duke dëshmuar se problemi nuk qëndron tek mungesa e talentit apo e kulturës së punës, por tek mjedisi institucional ku ky potencial zhvillohet.

Po aq domethënës është edhe investimi që familjet shqiptare bëjnë për arsimin e fëmijëve të tyre. Megjithëse të ardhurat mbeten ndër më të ulëtat në Evropë, familjet mbulojnë rreth 30 përqind të shpenzimeve totale për arsimin nga burimet e tyre, duke u renditur të parët brenda OECD-së. Ky është një tregues i jashtëzakonshëm i besimit që shoqëria shqiptare vazhdon të ketë te dituria si rruga kryesore drejt përparimit. Me fjalë të tjera, Shqipërisë nuk i mungojnë as burimet natyrore dhe as kapitali njerëzor; sfida është krijimi i institucioneve që t’i lejojnë këto dy pasuri marramendëse të prodhojnë mirëqenie brenda vendit, e jo ta krijojnë atë kryesisht për ekonomitë e vendeve ku shqiptarët emigrojnë.

Në fund të kësaj analize duhet theksuar se historia na ka mësuar se popujt emigrojnë për t’i shpëtuar vdekjes, por është rrëqethëse të shohësh një komb që ikën nga pamundësia për të jetuar me dinjitet në tokën e tij të bekuar e të begatë. Shqipëria e sotme, kaq e pasur, po përballet me krizën më të madhe ekzistenciale: humbjen e besimit tek e nesërmja. Prandaj, pyetja që na mbetet nuk është më se sa shqiptarë do të ikin nesër, por se çfarë do të mbetet nga ky vend kur të mos ketë më kush të ikë. Paradoksi i një vendi të pasur në burime, të shndërruar në qyqe, që rrit fëmijë për tregun e huaj të punës, është një aktakuzë e heshtur për elitën tonë politike dhe shoqërore. Nëse Shqipëria nuk arrin të kthehet nga një stacion tranziti në një shtëpi që ofron dinjitet, shanse të barabarta, meritokraci dhe drejtësi, udhët e Veriut do të vazhdojnë të zgjaten pa mbarim. Dhe, me çdo aeroplan që ngrihet, ky vend nuk humbet thjesht numra statistikash, por po dorëzon pjesë-pjesë vetë të ardhmen e tij. Është koha të ndalet ky paradoks përpara se vargjet e Xhaferrit të kthehen në epitafin e një vendi të zbrazur në kohë paqe.

You Might Also Like

Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar
SPB Tetovë: Ndalohet një person nga fshati Tearcë, dyshohet se shkaktoi zjarr
Një grua gjendet pa shenja jete në Lipjan, trupi dërgohet për obduksion
“Rama jep dorëheqje në 2030”, reagon sërish kryeministri i Shqipërisë

You Might Also Like

Ndalohet një person nga Koçani, drejtonte makinën pa leje dhe posedonte sa si të madhe mallrave dhe markave tregtare
TOP Momenti

Ndalohet një person nga Koçani, drejtonte makinën pa leje dhe posedonte sa si të madhe mallrave dhe markave tregtare

June 26, 2026
Qendra e Studentëve me njoftim për banuesit e konvikteve: Shpërngulja më 1 korrik deri në mesditë
TOP Momenti

Qendra e Studentëve me njoftim për banuesit e konvikteve: Shpërngulja më 1 korrik deri në mesditë

June 26, 2026
Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit
TOP Momenti

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

June 26, 2026
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
TOP Momenti

Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?