Pjesa e parë mes Ekuadorit dhe Gjermanisë ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1.
Leroy Sane kaloi gjermanët në epërsi në minutën e 2-të duke shënuar golin e tyre të 10-të në grupe, por Ekuadori u kundërpërgjigj shpejt në minutën e 9-të përmes Nilson Angulos. Gjermania dominoi posedimin e topit (62%).
Në sfidën tjetër të grupit, Bregu i Fildishtë po fiton 0-1 ndaj Kuraçaos me golin e Nicolas Pepe në minutën e 7-të.
Afrikanët dominuan tërësisht me 72% posedim topi, por Kuraçao rrezikoi seriozisht përpara pushimit me Bacunan.
Me këto rezultate të pjesës së parë, Gjermania mbetet e para në grup me 7 pikë, e ndjekur nga Bregu i Fildishtë me 6 pikë.

