By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 60 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT, reagon kompania “SORI-AL”: Hetimi të përfshijë edhe ushqimet e sjella nga jashtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
60 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT, reagon kompania “SORI-AL”: Hetimi të përfshijë edhe ushqimet e sjella nga jashtë
TOP Momenti

60 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT, reagon kompania “SORI-AL”: Hetimi të përfshijë edhe ushqimet e sjella nga jashtë

Momenti
Published: June 25, 2026

60 studentë të Akademisë e Sigurisë janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së në Tiranë me simptoma të të vjellave, duke ngritur dyshime për një rast të mundshëm helmimi ushqimor.

Kompania “SORI-AL” ka reaguar duke kërkuar një hetim të plotë për zbardhjen e shkaqeve. Në reagimin e saj, kompania deklaron se ka ndjekur situatën që nga momenti i parë dhe se studentët, sipas informacionit të marrë prej saj, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Your browser does not support the video tag.

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë në QSUT, zbulohet menuja e darkës

Gjatë ofrimit të shërbimit janë evidentuar mangësi në disa kushte higjieno-sanitare, si mungesa e mundësisë për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent para vakteve ushqimore, shprehet kompania. Më tej thekson “Në kuadër të këtij monitorimi janë konstatuar dhe dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë të produkteve ushqimore të porositura nga jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar. Ky është një element faktik, i dokumentuar nga ana jonë, i cili, sipas vlerësimit tonë, duhet të jetë pjesë e hetimit objektiv të institucioneve kompetente, pasi çdo ushqim i konsumuar jashtë zinxhirit të kontrolluar të furnizimit mund të përbëjë një faktor që duhet të verifikohet“.

Më poshtë lexoni deklaratësn e plotë “SORI-AL” sh.p.k:

Në vijim të deklaratave tona të mëparshme dhe duke mbetur plotësisht të angazhuar për transparencë dhe bashkëpunim me institucionet, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k. ndjen detyrimin të reagojë lidhur me publikimet në portale të bëra gjatë ditës së sotme për një ngjarje të re të raportuar pranë Akademisë së Sigurisë.

Që nga momenti i marrjes dijeni për shqetësimet shëndetësore të raportuara, përfaqësuesit e shoqërisë kanë ndjekur nga afër situatën, duke qëndruar në kontakt me autoritetet përgjegjëse dhe duke u interesuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të studentëve, të cilët, sipas informacionit të marr, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer të gjithë në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Kjo është hera e dytë që raportohet një episod i tillë në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Pikërisht për këtë arsye, edhe pas ngjarjes së muajit maj, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k mori masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi të proçesit të prodhimit, transportit, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, duke forcuar autokontrollin dhe mbikëqyrjen në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.

Në kuadër të këtij monitorimi janë konstatuar dhe dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë të produkteve ushqimore të porositura nga jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar. Ky është një element faktik, i dokumentuar nga ana jonë, i cili, sipas vlerësimit tonë, duhet të jetë pjesë e hetimit objektiv të institucioneve kompetente, pasi çdo ushqim i konsumuar jashtë zinxhirit të kontrolluar të furnizimit mund të përbëjë një faktor që duhet të verifikohet.

Shoqëria “SORI-AL” përgatit dhe shpërndan çdo ditë mbi 1.000 racione ushqimore, duke operuar prej më shumë se 23 vitesh në sektorin e kateringut për entet publike. Gjatë gjithë kësaj periudhe aktiviteti, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe nuk është përballur më parë me episode të ngjashme të përsëritura në një interval kaq të shkurtër kohor. Ky fakt e bën edhe më të domosdoshme që çdo rrethanë të analizohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe pa paragjykime.

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Akademisë së Sigurisë që, krahas hetimit të kësaj ngjarjeje, të forcojnë monitorimin e respektimit të rregullave për konsumimin e ushqimit brenda institucionit, duke garantuar që të mos futen dhe konsumohen produkte ushqimore nga burime të pakontrolluara.

Po ashtu, nga monitorimet dhe verifikimet e kryera nga stafi ynë gjatë ofrimit të shërbimit është konstatuar se procesi i konsumimit të ushqimit zhvillohet në kushte ku mungojnë disa elementë bazë të kushteve higjieno-sanitare, si mundësia për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent përpara konsumimit të vakteve. Gjithashtu, është vërejtur se në shumë raste studentët paraqiten për konsumimin e ushqimit menjëherë pas përfundimit të stërvitjes. Këto rrethana nuk paraqiten për të shmangur apo transferuar përgjegjësi, por për të evidentuar se siguria ushqimore është rezultat i funksionimit të të gjithë zinxhirit të sigurisë, duke përfshirë jo vetëm prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, por edhe mënyrën dhe kushtet në të cilat ai ruhet dhe konsumohet. Për këtë arsye, vlerësojmë se edhe këta faktorë duhet të jenë pjesë e hetimit dhe analizës objektive të institucioneve kompetente.

Shoqëria “SORI-AL” mbetet e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet kompetente dhe kërkon që edhe kjo ngjarje të hetohet mbi bazën e provave shkencore, epidemiologjike dhe laboratorike, pa nxjerrë përfundime të parakohshme dhe pa dëmtuar padrejtësisht reputacionin e një kompanie që prej më shumë se dy dekadash operon në këtë sektor.

Shoqëria “SORI-AL” mbetet në pritje të rezultateve të analizave laboratorike të kampioneve të marra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe të analizave të kryera, me iniciativën e saj dhe në mënyrë të pavarur, pranë një laboratori tjetër të akredituar, në kuadër të sistemit të autokontrollit.

Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k

You Might Also Like

Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar
Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

LEXO GJITHASHTU

Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
TOP Momenti
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
TOP Momenti
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
TOP Momenti
Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
TOP Momenti
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
TOP Momenti

You Might Also Like

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
TOP Momenti

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

August 28, 2026
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

August 28, 2026
Drita eliminohet nga Interi i Andorrës
TOP Momenti

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

August 28, 2026
“InfoNata” 27.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 27.08.2026

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?