By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E ke vendin në xhami!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E ke vendin në xhami!
TOP Momenti

E ke vendin në xhami!

Momenti
Published: June 25, 2026

Altin Sulejmani

Sa herë që një hoxhë guxon të japë një mendim për korrupsionin, për padrejtësinë, për emigracionin masiv apo për degradimin moral të shoqërisë, del menjëherë një kor i gatshëm: “E ke vendin në xhami!”

Your browser does not support the video tag.

Dhe, këtu fillon komedia.

Sepse, në Shqipëri, sipas kësaj logjike brilante, hoxha duhet të rrijë në xhami, prifti në kishë, mjeku në spital, profesori në auditor dhe gazetari në redaksi.

Your browser does not support the video tag.

Vetëm politikani mund të flasë për gjithçka.

Madje, jo çdo politikan. Edhe piktori mund të bëhet kryeministër, por hoxha nuk mund të bëhet qytetar.

Ironike, apo jo?

Kryeministri i Shqipërisë është një artist, piktor dhe profesor arti përpara se të hynte në politikë. Askush nuk i tha ndonjëherë: “Edi, e ke vendin para telajos.” Përkundrazi, u konsiderua pasuri kombëtare që një artist të sillte vizionin e tij në jetën publike.

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është diplomuar fillimisht për Gjuhë Angleze dhe Letërsi Anglo-Amerikane. Askush nuk i tha: “Arben, e ke vendin në klasë duke dhënë anglisht.” Përkundrazi, u konsiderua normalitet që të drejtonte ekonominë e vendit.

Gjatë viteve 2013-2025 kemi parë artistë, aktorë, këngëtarë, sportistë, moderatorë, gazetarë, profesorë dhe figura publike të shprehin hapur qëndrime politike, të marrin pjesë në fushata, të mbështesin parti apo liderë politikë. Dhe, me të drejtë. Demokracia nuk ua ndalon.

Kur artisti flet për politikë, quhet “aktivizëm.”

Kur moderatori flet për politikë, quhet “qytetari.”

Kur këngëtari flet për politikë, quhet “ndërgjegjësim.”

Kur sportisti mban qëndrim politik, quhet “angazhim publik.”

Por, kur hoxha flet për politikë quhet “ndërhyrje.”

Sa e çuditshme kjo demokraci selektive.

Por, historia nuk mbaron këtu.

Në vitet e fundit është shfaqur edhe një akuzë tjetër, po aq absurde sa e para.

Mjafton që një hoxhë të shprehë një mendim publik dhe menjëherë dikush e etiketon si “agjent i Iranit,” “anti-perëndimor” apo “rrezik për kombin.”

Është një logjikë interesante.

Kur një artist flet, ai është artist.

Kur një biznesmen flet, ai është biznesmen.

Kur një profesor flet, ai është intelektual.

Por, kur një hoxhë flet, ai duhet patjetër të jetë agjent i dikujt.

Sikur qytetaria e tij të mos mjaftonte.

Sikur e drejta për të menduar dhe për t’u shprehur të ishte privilegj që u rezervohet vetëm disa kategorive.

Më e rënda është se prej vitesh është ushqyer me kujdes një ide tjetër: se shqiptarizmi dhe Islami qenkan dy identitete që nuk pajtohen me njëri-tjetrin.

Se sa më shqiptar të jesh, aq më larg duhet të jesh nga Islami.

Dhe, sa më mysliman të jesh, aq më pak shqiptar je.

Një nga mashtrimet historike më të mëdha që i është servirur opinionit publik.

Po të ishte e vërtetë kjo teori, Shqipëria nuk do të ishte shpallur kurrë e pavarur.

Shumica dërrmuese e firmëtarëve të Pavarësisë së vitit 1912 ishin myslimanë: Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Nexhib Draga, Myfid Libohova e dhjetëra figura të tjera që askush nuk guxon t’i përjashtojë nga historia kombëtare.

A ishin ata më pak shqiptarë sepse ishin myslimanë?

Po Kongresi i Manastirit?

Po lufta për alfabetin latin?

Po kontributi i hoxhallarëve dhe dijetarëve myslimanë që mbështetën arsimin kombëtar dhe përhapjen e gjuhës shqipe?

Vehbi Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hoxhë Voka dhe shumë figura të tjera fetare nuk e panë kurrë shqiptarinë dhe Islamin si kundërshtare.

Sepse nuk ishin.

Nuk janë as sot.

Në fakt, problemi nuk është se flet hoxha.

Problemi është se disa njerëz vazhdojnë të besojnë se qytetaria e një personi mbaron aty ku fillon profesioni ose misioni i tij.

Por, demokracia moderne nuk funksionon kështu.

Martin Luther Kingu ishte pastor.

Desmond Tutu ishte kryepeshkop.

Papa Gjon Pali II ishte figurë fetare.

Po të kishin dëgjuar ekspertët e sotëm të rrjeteve sociale, ndoshta do t’u thoshin edhe atyre: “Shkoni në kishë dhe mos u merrni me punët e shtetit.”

Fatmirësisht, ata nuk i dëgjuan.

Sepse, e kuptuan se kur padrejtësia bëhet sistem, heshtja bëhet bashkëfajësi.

Sot, pas protestave të gjata kundër korrupsionit, kundër shpërdorimit të pronës publike, kundër emigracionit masiv dhe kundër kapjes së shtetit, po shohim diçka të pazakontë: qytetarë të majtë e të djathtë, studentë, profesorë, profesionistë, sipërmarrës, familjarë dhe diasporë të bashkuar në të njëjtin shqetësim.

Dhe, nëse mes tyre ndodhet edhe një hoxhë, një prift apo një besimtar i thjeshtë, kjo nuk e bën protestën fetare.

E bën protestën shqiptare.

Prandaj, herën tjetër kur dikush t’i thotë një hoxhe “e ke vendin në xhami,” ndoshta duhet pyetur me qetësi: Po piktori ku e ka vendin? Po aktori? Po këngëtari? Po sportisti? Po gazetari? Po profesori? Po biznesmeni? Po firmëtarët myslimanë të Pavarësisë ku e kishin vendin? Po hoxhallarët patriotë që mbrojtën alfabetin shqip ku e kishin vendin?

Çuditërisht, askujt nuk i kërkohet të heshtë për shkak të profesionit të tij.

Vetëm hoxhës.

Dhe pikërisht aty qëndron problemi.

Jo te hoxha.

Jo te xhamia.

Por, te paragjykimi se disa qytetarë kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën publike, ndërsa disa të tjerëve duhet t’u mohohet kjo e drejtë.

Kjo nuk është demokraci liberale.

Është diskriminim i paketuar si modernizëm.

You Might Also Like

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBV-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite
Islami: Veljko Odaloviqi vazhdon të provokojë viktimat e luftës dhe të pengojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Kosova nuk mund të presë më, shefi i EULEX-it kërkon formimin e shpejtë të institucioneve
Mashtroi se kishte gëlltitur detergjent, i burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali
Ndalohen 12 shtetas të Bullgarisë në Tetovë, shkelën Ligjin për të huajt

You Might Also Like

Kërkohet zbardhja e fatit të 1,600 personave të zhdukur, drejtësia nuk është opsionale
TOP Momenti

Kërkohet zbardhja e fatit të 1,600 personave të zhdukur, drejtësia nuk është opsionale

June 25, 2026
Bastisje në Kavadar, gjendet drogë – ndalohet një person
TOP Momenti

Bastisje në Kavadar, gjendet drogë – ndalohet një person

June 25, 2026
Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente
TOP Momenti

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

June 25, 2026
Igballe Huduti pjesë e protestave në Shqipëri, Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinejadin e Iranit
TOP Momenti

Igballe Huduti pjesë e protestave në Shqipëri, Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinejadin e Iranit

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?