By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit përfitojnë më shumë nga rishikimi i buxhetit, mbi 170 milionë euro shpenzime jashtë planifikimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit përfitojnë më shumë nga rishikimi i buxhetit, mbi 170 milionë euro shpenzime jashtë planifikimit
TOP Momenti

Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit përfitojnë më shumë nga rishikimi i buxhetit, mbi 170 milionë euro shpenzime jashtë planifikimit

Momenti
Published: June 24, 2026

Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Sipas autoriteteve, fokusi ishte në investimet kapitale dhe projektet e infrastrukturës.

Të ardhurat totale rishikohen nga 374.9 në 379.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet rriten në 425.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor rritet nga 39.2 në 46.1 miliardë denarë, por mbetet në nivelin prej 4.1 për qind të Prodhimit Bruto Vendor. Pjesa më e madhe e fondeve shtesë do të shkojnë për shpenzime kapitale, të cilat rriten me 5.8 miliardë denarë dhe arrijnë në 46 miliardë denarë.

Your browser does not support the video tag.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me 2.3 miliardë denarë shtesë, kryesisht për furnizimin me ujë, kanalizimet dhe infrastrukturën mjedisore dhe Ministria e Transportit me rreth 1.4 miliardë denarë, janë dikasteret që përfitojnë më së shumti.
Fondet shtesë do të investohen në ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-e, autostradës Shkup-Bllacë, hekurudhës Korridori 8, sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, impianteve të trajtimit të ujit, projekteve për efikasitet energjetik, si dhe në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, konvikteve studentore dhe infrastrukturës në zonat rurale.

426 milionë denarë shtesë janë siguruar edhe për Ministrinë e Arsimit, ndërsa mjete shtesë do të ketë edhe për Shëndetësinë, KSHZ-në, subvencione në bujqësi, standardet studentore dhe nxënësore, sportin dhe mbrojtjen sociale.

Your browser does not support the video tag.

Financimi i deficitit buxhetor dhe detyrimeve për shlyerjen e borxhit, në një shumë totale prej 76.4 miliardë denarësh, do të sigurohet përmes huamarrjes së brendshme dhe të jashtme. Nga kjo shumë, mbi 54 miliardë denarë janë të destinuara për shërbimin e detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj, ndërsa rreth 20 miliardë denarë janë planifikuar për shlyerjen e borxhit të brendshëm.

You Might Also Like

Vëllai vret vëllanë në Kavajë, dalin detajet e para
​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total
Ministria hap deponitë sanitare për qytetarët – tarifë 10.31 euro për ton
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?
Ekstradohet nga Serbia në Maqedoni 19-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

You Might Also Like

Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL
TOP Momenti

Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL

June 24, 2026
Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët është rikthimi si partia e parë
TOP Momenti

Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët është rikthimi si partia e parë

June 24, 2026
​Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për “aktivitetet e NATO-s” në Kosovë
TOP Momenti

​Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për “aktivitetet e NATO-s” në Kosovë

June 24, 2026
Shoqërohen në Polici katër persona, shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica“
TOP Momenti

Shoqërohen në Polici katër persona, shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica“

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?