Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se projekti për rilindjen e Liceut Francez të Korçës është tashmë në vëmendjen e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Përmes një postimi në Facebook, Rama theksoi se ky projekt është vendosur nën kujdesin e presidentit francez pas vizitës në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë. *një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”, thuhet në shkrimin e Ramës.

