By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Skandal i madh”, asamblisti i LDK-së akuzon Komunën e Gjilanit për “pazare me tokën publike”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Skandal i madh”, asamblisti i LDK-së akuzon Komunën e Gjilanit për “pazare me tokën publike”
TOP Momenti

“Skandal i madh”, asamblisti i LDK-së akuzon Komunën e Gjilanit për “pazare me tokën publike”

Momenti
Published: June 23, 2026









Asamblisti në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Gentrit Murseli, ka reaguar ndaj një propozim-vendimi të dorëzuar nga Komuna e Gjilanit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të dy parcelave komunale.

Your browser does not support the video tag.


Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Murseli ka publikuar dokumente për të cilat thotë se dëshmojnë se pushteti komunal ka proceduar në Kuvendin Komunal një propozim për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të dy parcelave me sipërfaqe totale prej mbi 75 hektarësh, respektivisht më shumë se 750 mijë metra katrorë.

Your browser does not support the video tag.


Sipas tij, përfitues i propozuar i kësaj prone është kompania “NORD KOS”, e cila, sipas të dhënave të publikuara nga ai, është themeluar më 24 prill të këtij viti.


“Pra, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tenton të japë pronat komunale në shfrytëzim sikur të ishin prona të tij private, pronarëve të një biznesi të hapur vetëm 2 muaj më parë”, ka shkruar Murseli.


Ai ka pretenduar se në këtë proces nuk janë respektuar procedurat ligjore dhe se ka munguar transparenca ndaj publikut.


Në cilësinë e anëtarit të Kuvendit Komunal, Murseli ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi.


“Le të jetë ky vendimi i fundit i këtyre pazareve të natës, si dhe mësim për Alban Hysenin se nuk mund ta falë asnjë centimetër tokë të qytetarëve të Gjilanit për interesa të tij personale”, ka deklaruar ai.



source

You Might Also Like

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite
​Pas incidentit në Magurë, peticion për ndalimin e kthimit të të dyshuarve në fshat
Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade të Serbisë
Tragjedi në Arabinë Saudite, 14 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit
Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel

You Might Also Like

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut
TOP Momenti

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

June 28, 2026
Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje
TOP Momenti

Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje

June 28, 2026
Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius
TOP Momenti

Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius

June 28, 2026
Lewandowski transferohet te Chicago Fire
TOP Momenti

Lewandowski transferohet te Chicago Fire

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?