By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama–Macron dy orë dialog në Paris, në fokus partneriteti strategjik Shqipëri–Francë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama–Macron dy orë dialog në Paris, në fokus partneriteti strategjik Shqipëri–Francë
TOP Momenti

Rama–Macron dy orë dialog në Paris, në fokus partneriteti strategjik Shqipëri–Francë

Momenti
Published: June 22, 2026

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përmbyllur takimin me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée.

Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka ndarë pamjet nga momenti kur kreu i qeverisë shqiptare përcillet nga Presidenti i Francës.

Your browser does not support the video tag.

Në fokus të bisedimeve mes liderëve ishte procesi i negociatave Shqipëri-Bashkimi Europian dhe investimet franceze.

Më herët, zyra e shtypit e Presidencës së Francës njoftoi se Macron dhe Rama do të bënin një bilanc të disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë, nismat e mbështetura nga grupi AFD në fushat e energjisë dhe mjedisit, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e transportit, infrastrukturës dhe mbrojtjes.

Your browser does not support the video tag.

Vizita u zhvillua në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Takimi Rama-Macron erdhi në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.

Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të rajonit. Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Jo më larg se më 17 qershor, Parlamenti Europian miratoi progres-raportin për Shqipërinë duke rikonfirmuar mbështetjen në këtë rrugëtim. “Shqipëria ka si objektiv që të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030. Gjithashtu, objektivi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027. Më shumë se 90% e qytetarëve të Shqipërisë e duan anëtarësimin”, deklaroi Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder.

You Might Also Like

Mesazhe të rreme për gjoba trafiku, Policia jep udhëzime urgjente
Hoxha: Besoj se këtë herë ka më shumë shanse që të krijohet një shumicë më stabile
Vonesat në reforma rrezikojnë 60 milionë euro për Kosovën
ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
Rama: Kërkesat e protestuesve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit” në Shqipëri

You Might Also Like

Rama dy orë diskutime me Macronin në Elysse, dalin detajet e diskutimeve
TOP Momenti

Rama dy orë diskutime me Macronin në Elysse, dalin detajet e diskutimeve

June 22, 2026
Taravari: Me ndonjë marrëveshje të ri mund të bëhemi pjesë e qeverisë
TOP Momenti

Taravari: Me ndonjë marrëveshje të ri mund të bëhemi pjesë e qeverisë

June 22, 2026
Dardan Gashi: Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK
TOP Momenti

Dardan Gashi: Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK

June 22, 2026
Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, doli i rremë
TOP Momenti

Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, doli i rremë

June 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?