MPB njofton se në rrugën Prilep–Manastir ka ndodhur aksident rrugor, në të cilën janë lënduar shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe dy të mitur.
Më 21.06.2026, në orën 15:45, në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën Prilep–Manastir ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësj “Toyota” me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.R. (24) nga fsh. Musinc, komuna e Mogillës, një automjeti “Seat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga V.M. (54) nga Manastiri, dhe një automjeti “Mazda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.M. (51) nga Shkupi.
Si pasojë e aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar V.M., ndërsa lëndime trupore bashkudhëtarët e saj S.V. (37), N.V. (40) dhe dy të mitur, të gjithë nga fsh. Vozarci i Kavadarit, si dhe dy shoferët D.R. dhe G.M., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep. Një ekipi hetimor i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes./Telegrafi/

