Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.
Costa, nëpërmjet një videoje drejtuar qytetarëve të Kosovës, thotë se po u drejtohet atyre si “anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian”, duke nënvizuar rëndësinë e projektit evropian që, sipas tij, u ndërtua mbi paqen, lirinë dhe prosperitetin pas Luftës së Dytë Botërore, njofton Dukagjini.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, sot po ju drejtohem si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në ditën e Evropës ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë për ta bërë këtë realitet. Ju keni të njëjtin destinacion si pjesa tjetër e rajonit – Bashkimin Evropian. Vazhdoni të punoni që kjo të bëhet realitet”, ka thënë Costa.
Mes tjerash, Costa u bëri thirrje kosovarëve që të vazhdojnë së punuari në këtë drejtim duke shtuar se ‘bashkë do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane’.


