By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Maqedonci nga Brukseli: U vlerësua përmirësimi i sigurisë në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Maqedonci nga Brukseli: U vlerësua përmirësimi i sigurisë në Kosovë
TOP Momenti

Maqedonci nga Brukseli: U vlerësua përmirësimi i sigurisë në Kosovë

Momenti
Published: June 19, 2026




Foto: Laura Hasani





Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka deklaruar në Bruksel se në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është diskutuar situata në fushëbetejë dhe është rikonfirmuar mbështetja për Ukrainën, duke theksuar edhe kontributin e Kosovës përmes ndihmës ushtarake dhe trajnimit të trupave ukrainase.

Your browser does not support the video tag.


Ai ka shtuar se në takime bilaterale është diskutuar edhe siguria në Kosovë dhe rajon, ku është vlerësuar përmirësimi i saj.

Your browser does not support the video tag.


 


“Sot u mbajt mbledhja e 35-të e grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, pikërisht këtu në selinë qendrore të NATO-s. Në atë mbledhje, si në të gjitha mbledhjet e tjera, pala ukrainase, presidenti Zelensky dhe ministri i mbrojtjes së Ukrainës, prezantuan zhvillimet e fundit në fushëbetejë, në linjën e frontit në mes të Ukrainës dhe Federatës Ruse, agresorit rus”, tha Ejup Maqedonci.


Ai më tej ka theksuar se vendet pjesëmarrëse në takim kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke vlerësuar njëkohësisht edhe angazhimin e vazhdueshëm të shteteve aleate në këtë proces.


“Gjithashtu, të gjithë ministrat rikonfirmuan edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën. Shumë shtete po vazhdojnë që të ndihmojnë Ukrainën në këto çaste, në këto ditë të vështira për Ukrainën. Dihet që është viti i katërt i luftës në mes të Ukrainës dhe Rusisë. Gjithashtu, Kosova është një kontribuese aktive në mbështetje të Ukrainës, përveç që është anëtare me të drejta të plota në grupin e kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, është edhe një kontribuuese active”, tha ai.


Maqedonci po ashtu ka nënvizuar se Kosova ka dhënë mbështetje konkrete për Ukrainën përmes pakove ushtarake dhe trajnimit të trupave ukrainase.


“Këtë e kemi dëshmuar përmes mbështetjes që e kemi bërë me pako ushtarake, pra kemi dhënë donacion vitin 2023 për Ukrainën. Gjithashtu po vazhdojmë që të trajnojmë trupat e Ukrainës edhe në Republikën e Kosovës, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e operacionit Interflex, operacion që tashmë është në përfundim. Mirëpo ne kemi shfaqur gatishmërinë për të marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera në mbështetje të përgatitjes së trupave ukrainase taktikisht për luftën kundër agresorit rus”, shtoi Maqedonci.


Gjatë vizitës në Bruksel, ministri ka zhvilluar edhe takime bilaterale me homologë të vendeve të ndryshme, ku është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.


“Po ashtu, gjatë këtyre takimeve, pata rastin që të takoj veç e veç shumë prej ministrave, me të cilët biseduam rreth çështjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në Republikën e Kosovës. Nga të gjithë është vlerësuar që situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Pra, kjo ka sjellë edhe vendimin për zvogëlimin e trupave të NATO-s në Kosovë, pra trupave të KFOR-it. Mirëpo është kthyer pra në gjendjen që ka qenë para sulmeve të terroristëve dhe kriminelëve, të grupeve të Radoiçiqit dhe grupeve të tjera”, tha ai. /rtk


source

You Might Also Like

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova
Nikollovski: Shkarkimi i Tripunovskit është fitore për bujqit
​Kusari-Lila: Mospajtimet brenda partive mund ta bllokojnë krijimin e institucioneve
Aliu: Derisa jam ministër do të kontribuoj në sistemin shëndetësor
Islami: Politikat e Vuçiqit ndryshojnë në formë, por jo në përmbajtje – qëllimet mbeten të njëjta me ato të Millosheviqit

You Might Also Like

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave
TOP Momenti

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave

July 1, 2026
Mickoski: Kam marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj
TOP Momenti

Mickoski: Kam marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj

July 1, 2026
​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë
TOP Momenti

​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë

July 1, 2026
Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri në dyshim për shkak të ngurrimit të SHBA-së dhe shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes
TOP Momenti

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri në dyshim për shkak të ngurrimit të SHBA-së dhe shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?