By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vazhdon rinumërimi i votave në QNR
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vazhdon rinumërimi i votave në QNR
TOP Momenti

Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

Momenti
Published: June 19, 2026

Mëngjesin e ditës së sotme (e premte, 19 qershor), në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili po ashtu tha se gjatë ditës së parë të rinumërimit (e enjte, 18 qershor) në këtë qendër janë rinumëruar 176 nga 185 vendvotimet për të cilat KQZ ka vendosur që të rinumërohen.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, pjesa e mbetur e vendvotimeve, 9 sosh, do të rinumërohen gjatë paradites së ditës së sotme dhe njëkohësisht do të përmbyllet procesi i rinumërimit sipas vendimit të KQZ-së.

“Sipas vendimit të KQZ-së, numri i vendvotimeve të rinumëruara, 185, përbën 7.41% të 2,498 vendvotimeve të rregullta, në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Tutje siç tha Elezi vendimi i KQZ-së mbështetet në Rregulloren Zgjedhore për funksionimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

“Në këtë akt nënligjor është paraparë që pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet e rregullta në QNR, KQZ të vlerësojë situatën dhe sipas nevojës mund të vendosë për rinumërim. Kjo masë kontrolli është paraparë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”.

Numri i vendvotimeve, për të cilat KQZ vendosi që të rinumërohen, sipas komunave është si në vazhdim: Deçan (4 vendvotime, 8.33%); Gjakovë (10, 6.94%); Gllogoc/Drenas (5, 6.85%); Gjilan (9, 7.09%); Dragash (4, 7.02%); Istog (4, 6.67%); Kaçanik (3, 6.82%), Klinë (5, 8.06%); Fushë Kosovë (5, 8.06%); Kamenicë (3, 6.52%); Mitrovicë e Jugut (7, 7%); Leposaviq (2, 8%); Obiliq (3, 8.82%); Rahovec (5, 6.67%); Pejë (9, 6.67%); Poduejevë (7, 6.80%) Prishtinë (18, 6.87%); Prizreni (16, 6.90%); Skëndera (5, 7.04%), Shtime (3, 9.09%) Shtërpcë (2, 11.76%); Suharekë (6, 6.98%); Ferizaj (10, 6.85%); Viti (5, 8.06%); Vushtrri (6, 6.74%); Zubin Potok (2, 13.33%); Zveçan (2, 18.18%); Malishevë (5, 6.94%); Junik (1, 16.67%); Mamushë (1, 20%); Hani i Elezit (1, 9.09%); Graçanicë (3, 9.09%); Ranillug (1, 10%); Partesh (1, 14.29%); Kllokot (2, 25%) dhe Mitrovicë e Veriut (2, 9.52%). /Telegrafi/

You Might Also Like

Toshkovski: “Safe City” do të gjobisë edhe shoferët e huaj që shkelin rregullat e trafikut në të gjithë Maqedoninë
Policia në Dragash sekuestron rreth 35 metra kub dru të transportuar nga Leposaviqi pa dokumentacion përcjellës
PZAP refuzon të gjitha ankesat për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hapet rruga për certifikimin nga KQZ
Rama i mëson robotit gjestin e shqiponjës dykrenare gjatë vizitës në Gjermani
Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit

You Might Also Like

Moti i ligë përfshinë Shkupin, Gjorgjievski: Shtabi i krizës dhe ekipet e ndërmarrjeve publike janë në terren
TOP Momenti

Moti i ligë përfshinë Shkupin, Gjorgjievski: Shtabi i krizës dhe ekipet e ndërmarrjeve publike janë në terren

July 1, 2026
Kriza politike, Zulfaj: Kosova humb mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
TOP Momenti

Kriza politike, Zulfaj: Kosova humb mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes

July 1, 2026
Filipçe: Nuk duhet të shpejtuar me votimin elektronik, nevojiten garanci të qarta për sigurinë e procesit zgjedhor
TOP Momenti

Filipçe: Nuk duhet të shpejtuar me votimin elektronik, nevojiten garanci të qarta për sigurinë e procesit zgjedhor

July 1, 2026
Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi
TOP Momenti

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?