By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Marrëveshje në pako”, Haziri: Duhet bashkëpunim, askush s’ka mandat për të bllokuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Marrëveshje në pako”, Haziri: Duhet bashkëpunim, askush s’ka mandat për të bllokuar
TOP Momenti

“Marrëveshje në pako”, Haziri: Duhet bashkëpunim, askush s’ka mandat për të bllokuar

Momenti
Published: June 19, 2026




Foto: Laura Hasani





Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se rezultati i zgjedhjeve ka krijuar një detyrim politik për bashkëpunim ndërmjet partive, në mënyrë që të formohen institucionet e reja të vendit.

Your browser does not support the video tag.


Haziri tha se rendi kushtetues dhe fryma e Kushtetutës kërkojnë bashkëpunim politik, duke vlerësuar se asnjë subjekt nuk ka marrë mandat të mjaftueshëm për të qeverisur i vetëm, apo për të bllokuar proceset.

Your browser does not support the video tag.


“Nëse nuk e bëjmë një rend, nëse nuk e respektojmë një rend kushtetues, nëse nuk e besojmë që vullneti politik i qytetarëve për herë të tretë nuk i ka dhënë askujt shumë dhe nuk i ka dhënë askujt mundësi me pengu, me blloku, kërkon bashkëpunim”, deklaroi ai.


Ai theksoi se modeli i demokracisë parlamentare në Kosovë kërkon ndërtimin e institucioneve përmes bashkëpunimit politik.


“Vota qytetare konfirmon detyrim në bashkëpunim, nuk duhet të kemi politikë në raport me demokracinë parlamentare që ne e kemi zgjedhur, e kemi pjesë të sistemit politik, të jetës edhe të organizimit tonë dhe duhet ta respektojmë. Fryma jonë kushtetuese kërkon bashkëpunim, ne kemi vendosur shpirt Kushtetutës bashkëpunimin si çelës të ndërtimit të institucioneve”, tha Haziri në Klan Kosova.


Nënkryetari i LDK-së shtoi se, po të kishte dalë LDK-ja partia e parë në zgjedhje, ftesat për bashkëpunim institucional do të ishin bërë menjëherë pas zgjedhjeve.


“Përfundimisht duhet të vlejë parimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ajo që quhet marrëveshje në pako, në parimin që nëse nuk ka marrëveshje nuk vlen asgjë, sepse kjo e prodhon këtë. Çdo ditë që presim është vonë. Me pas dalë LDK-ja parti e parë, ne me të 8-tin në mëngjes do t’i kishim ftuar palët për me ndërtu bashkëpunim institucional, nuk ke çka pret”, tha ai.


source

You Might Also Like

Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë
Toshkovski: “Safe City” do të gjobisë edhe shoferët e huaj që shkelin rregullat e trafikut në të gjithë Maqedoninë
Policia në Dragash sekuestron rreth 35 metra kub dru të transportuar nga Leposaviqi pa dokumentacion përcjellës
PZAP refuzon të gjitha ankesat për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hapet rruga për certifikimin nga KQZ
Rama i mëson robotit gjestin e shqiponjës dykrenare gjatë vizitës në Gjermani

You Might Also Like

Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit
TOP Momenti

Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit

July 1, 2026
Moti i ligë përfshinë Shkupin, Gjorgjievski: Shtabi i krizës dhe ekipet e ndërmarrjeve publike janë në terren
TOP Momenti

Moti i ligë përfshinë Shkupin, Gjorgjievski: Shtabi i krizës dhe ekipet e ndërmarrjeve publike janë në terren

July 1, 2026
Kriza politike, Zulfaj: Kosova humb mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
TOP Momenti

Kriza politike, Zulfaj: Kosova humb mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes

July 1, 2026
Filipçe: Nuk duhet të shpejtuar me votimin elektronik, nevojiten garanci të qarta për sigurinë e procesit zgjedhor
TOP Momenti

Filipçe: Nuk duhet të shpejtuar me votimin elektronik, nevojiten garanci të qarta për sigurinë e procesit zgjedhor

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?