UNI – Universum International College sjell një mundësi të re për gjeneratën e profesionistëve të së ardhmes – programi Bachelor në Inteligjencë Artificiale në Biznes tashmë është i akredituar!
Ky program kombinon fuqinë e teknologjisë moderne me botën e biznesit, duke përgatitur studentët për një treg pune që po transformohet nga inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave dhe inovacioni digjital.
Studentët do të zhvillojnë aftësi praktike në përdorimin e AI për vendimmarrje, automatizim, strategji biznesi dhe krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat e së ardhmes.
Me një qasje moderne dhe të orientuar drejt industrisë, UNI u ofron studentëve mundësinë të ndërtojnë karrierë në një nga fushat më të kërkuara globalisht.
Regjistrimet janë të hapura!
Zgjidh një program që të përgatit për profesionet e së ardhmes.



UNI – Universum International College


