By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bërxulli: Kurti ka synuar eliminimin e Aleancës për t’u fokusuar te partitë e mëdha
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bërxulli: Kurti ka synuar eliminimin e Aleancës për t’u fokusuar te partitë e mëdha
TOP Momenti

Bërxulli: Kurti ka synuar eliminimin e Aleancës për t’u fokusuar te partitë e mëdha

Momenti
Published: June 17, 2026

Profesori universitar, Dashamir Bërxulli, ka vlerësuar se një nga synimet e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë eliminimi i Aleancës nga skena politike.

Sipas tij, kjo do t’i mundësonte Kurtit që të përballej vetëm me partitë e mëdha opozitare.

Megjithatë, Bërxulli ka thënë se një gjë e tillë nuk ndodhi, falë ndryshimeve të brendshme në Aleancë, ruajtjes së kohezionit dhe angazhimit të fuqishëm të Ramush dhe Daut Haradinajt gjatë fushatës zgjedhore.

Your browser does not support the video tag.

“Një nga qëllimet e Kurtit ka qenë eliminimi i Aleancës nga skena politike, në mënyrë që të merrej vetëm me partitë e mëdha opozitare. Kjo nuk ndodhi dhe kjo i jep vlerë punës që ka bërë Aleanca. Ndryshimet e brendshme, ruajtja e kohezionit, angazhimi i Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, si dhe mbështetja e votuesve, dhanë rezultatin e tanishëm”, ka thënë Bërxulli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se nuk kishte dyshime se Aleanca do ta kalonte pragun zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Your browser does not support the video tag.

Bërxulli ka nënvizuar se një pjesë e votuesve të pakënaqur me partitë e tjera opozitare mund ta kenë orientuar votën e tyre drejt Aleancës.

“Për vete, përtej sulmeve politike që ka bërë Vetëvendosje, nuk kam pasur dyshime se Aleanca do ta kalonte pragun, sepse kur bisedon me votuesin dhe e shikon emocionin e tyre, ata janë të qëndrueshëm. Ka shumë mundësi që një pjesë e votave të qytetarëve të pakënaqur të ketë shkuar tek Aleanca. Këta votues nuk kanë qenë të kënaqur as me partitë e tjera të mëdha në opozitë, por kanë zgjedhur Aleancën, që tregon një moment të rëndësishëm”, ka deklaruar ai.

Duke komentuar pjesëmarrjen në zgjedhje, Bërxulli ka theksuar se niveli i ulët i daljes së votuesve tregon një pakënaqësi të konsiderueshme ndaj partisë në pushtet.

Ai ka përfunduar se opozita nuk ka arritur ta shfrytëzojë plotësisht pakënaqësinë e qytetarëve ndaj pushtetit, pavarësisht sinjaleve të qarta që, sipas tij, janë reflektuar në pjesëmarrjen zgjedhore.

“Çfarë më vjen keq është se, në një situatë pakënaqësie të madhe që reflektohet në rënien e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, përtej rënies së numrave të PDK-së dhe rritjes së lehtë të Aleancës, ekziston një problem më i madh. Këtu shihet qartë se ka pakënaqësi ndaj pushtetit, përtej numrave që deri diku mund të jenë edhe mashtrues kur paraqiten si përqindje. Ka një pakënaqësi të madhe, pasi votuesi po refuzon të dalë në zgjedhje. Ky ka qenë një moment i mirë për opozitën në përgjithësi, jo vetëm për Aleancën, që ta kapte këtë ndjesi të elektoratit dhe ta orientonte drejt saj. Nëse kjo do të ishte bërë më mirë, sot do të kishim rezultate të tjera”, ka deklaruar ai./teve1.info/

 

source

You Might Also Like

Zelensky kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore nga NATO-ja, pas sulmeve të reja ruse
Lidhja mes shëndetit oral dhe shëndetit të përgjithshëm
Shtëpia e Kulturës në Kishnicë në proces e sipër
Zekolli-Shaqiri: BDI e shfrytëzoi autostradën Shkup-Bllacë për vota
Nëse flini me kufje, këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Avokati i Popullit nis hetime për pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan
TOP Momenti

Avokati i Popullit nis hetime për pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan

July 7, 2026
Haxhiu takon raportuesin e PE-së për Kosovën: Vendit duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE
TOP Momenti

Haxhiu takon raportuesin e PE-së për Kosovën: Vendit duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE

July 7, 2026
MPB: Kriminaliteti në Maqedoni është ulur për 30%, niveli më i ulët në 20 vitet e fundit
TOP Momenti

MPB: Kriminaliteti në Maqedoni është ulur për 30%, niveli më i ulët në 20 vitet e fundit

July 7, 2026
Mënyra e thjeshtë për ta gatuar orizin që t’i përgjysmoni kaloritë
TOP Momenti

Mënyra e thjeshtë për ta gatuar orizin që t’i përgjysmoni kaloritë

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?