By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur
TOP Momenti

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Momenti
Published: June 16, 2026









Eugen Cakolli nga KDI-ja, Eugen Cakolli ka vlerësuar se me numërimin e votave të mbetura me postë pritet të ketë ndryshime në shpërndarjen e mandateve ndërmjet partive politike, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është pranë sigurimit të mandatit të 53-të.

Your browser does not support the video tag.


Cakolli përmes një postimi në rrhetin social Facebook, tha se nga trendet aktuale të numërimit rezulton se LVV-ja do të rrisë numrin e ulëseve në Kuvend.


“Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe disa dhjetëra kuti të votave me postë, tashmë është pothuajse e sigurt që shpërndarja e mandateve mes partive do të ndryshojë. Sipas trendeve aktuale dhe me numërimin e edhe disa mijëra votave shtesë, Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë në 53 mandate. Me shumë gjasë ky do të jetë edhe numri përfundimtar i ulëseve për këtë subjekt politik”, ka shkruar Cakolli.


Postimi i plotë:


Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe disa dhjetëra kuti të votave me postë, tashmë është pothuajse e sigurt që shpërndarja e mandateve mes partive do të ndryshojë.


Sipas trendeve aktuale dhe me numërimin e edhe disa mijëra votave shtesë, Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë në 53 mandate. Me shumë gjasë ky do të jetë edhe numri përfundimtar i ulëseve për këtë subjekt politik.


Ajo që mbetet ende e diskutueshme është se kujt do t’i merret ky mandat.


Gjasat janë që, në momentin e parë kur numri i mandateve të ndryshojë, LDK-ja të jetë partia që fillimisht e humb mandatin e 19-të. Megjithatë, deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave me postë, bazuar në trendin e përgjithshëm dhe përqindjet sipas komunave, pak më shumë gjasa ka që në fund PDK-ja ta humbë mandatin e 22-të.


Pra, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet tepër e ngushtë. Dallimi në koeficientë mes tyre mund të përkthehet praktikisht në më pak se 100 vota në fund të procesit.


Kjo nënkupton se mandati i fundit do të mund të përcaktohet edhe nga votat me kusht, të cilat zakonisht ndjekin më shumë trendin e votimit brenda Kosovës – dhe kjo potencialisht mund ta favorizojë fare lehtë PDK-në. Në anën tjetër, AAK pritet përfundimisht të mbetet në 7 ulëse.


Me dinamikën e shtuar të punës në QNR, numërimi i votave me postë do të përmbyllet më së largu nesër paraditë, derisa votat me kusht deri nesër në mesnatë. Pastaj, në varësi të përqindjes së vendvotimeve (deri në 10% maksimum) që do të rinumërohen me vendim të KQZ-së, i tërë procesi i numërimit do të duhej të përmbyllej në fund të kësaj jave.


 


 



source

You Might Also Like

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë
Ish-sekretari i OVL e UÇK-së i reagon Nasim Haradinajt: Akuzat ndaj Hysni Gucatit janë të pavërteta
Qeveria në detyrë zhvillon mbledhje elektronike, miraton mbi 5.6 milionë euro transfere
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit: U zu në hajni, për t’u mbuluar thirri protestë
Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Vërmicë, humb jetën një person

LEXO GJITHASHTU

Zvicra do të prezantojë kartën e re biometrike të identitetit
Lajme
Kelmendi mohon akuzat për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Gërvalla: Për herë të parë në Kosovë kam hyrë pas çlirimit
Kelmendi mohon akuzat për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Gërvalla: Për herë të parë në Kosovë kam hyrë pas çlirimit
Lajme
Kelmendi: Bashkimi i OMLK-së, LNÇKVSHJ-së dhe FKP-së ndodhi më 17 janar 1982
Kelmendi: Bashkimi i OMLK-së, LNÇKVSHJ-së dhe FKP-së ndodhi më 17 janar 1982
Lajme
Mbledhja elektronike e Qeverisë, Bajrami: Kur është në pyetje ndarja e mjeteve për dosta mbledhjet i mbajnë natën
Mbledhja elektronike e Qeverisë, Bajrami: Kur është në pyetje ndarja e mjeteve për dosta mbledhjet i mbajnë natën
Lajme
Aksident mes veturës dhe kamionit në autostradën për Vërmicë, një person humb jetën
Aksident mes veturës dhe kamionit në autostradën për Vërmicë, një person humb jetën
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku: U diskutuan emrat për Presidentin e ardhshëm, hap i rëndësishëm përpara
TOP Momenti

Abdixhiku: U diskutuan emrat për Presidentin e ardhshëm, hap i rëndësishëm përpara

August 26, 2026
“Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
TOP Momenti

“Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

August 26, 2026
KSHZ: Për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës janë siguruar 21.100.000 denarë
TOP Momenti

KSHZ: Për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës janë siguruar 21.100.000 denarë

August 26, 2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra konkretë për Presidentin – takimet vazhdojnë
TOP Momenti

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra konkretë për Presidentin – takimet vazhdojnë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?