By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Takimi vjetor Kosova-Komisioni Evropian, në fokus zbatimi i mbështetjes financiare dhe teknike të BE-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Takimi vjetor Kosova-Komisioni Evropian, në fokus zbatimi i mbështetjes financiare dhe teknike të BE-së
TOP Momenti

Takimi vjetor Kosova-Komisioni Evropian, në fokus zbatimi i mbështetjes financiare dhe teknike të BE-së

Momenti
Published: June 16, 2026

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajtën takimin vjetor të komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit.

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Komisionit Evropian u fokusua në zbatimin e mbështetjes financiare dhe teknike të BE-së për Kosovën në kuadër të IPA-s, si dhe në avancimin e reformave që mbështesin rrugën e integrimit të Kosovës në BE.

Your browser does not support the video tag.

E ofruar prej vitit 2007 dhe e përforcuar më tej në vitin 2024 nga Plani i BE-së për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, asistenca e IPA-s është një nga instrumentet kryesore të Bashkimit Evropian për mbështetjen e zhvillimit të Kosovës.

Florim Canolli, Koordinatori Kombëtar për IPA-n, dhe Jiri Plecity, Shefi i Njësisë për Serbinë dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, bashkëkryesuan sot në Prishtinë takimin vjetor të komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Your browser does not support the video tag.

“Diskutimet trajtuan sfidat horizontale dhe progresi i përgjithshëm në implementimin e përkrahjes nga BE-ja në mbarë sektorët, duke adresuar si kriteret politike ashtu edhe ato ekonomike për integrimin në BE. Fokus të posaçëm në çështjet themelore, duke përfshirë sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, reformat strukturore, zhvillimin e sektorit privat, kapitalin njerëzor dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse. Në takim u shqyrtuan edhe investimet e BE-së në Kosovë, të kanalizuara përmes programeve të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) dhe të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC).

Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e zbatimit, monitorimit dhe përcjelljes efektive të asistencës së BE-së. Komisioni Evropian mirëpriti përkushtimin e Qeverisë për forcimin e kapacitetit absorbues të Kosovës dhe përmirësimin e koordinimit të përgjithshëm të donatorëve.

Duke vlerësuar progresin e arritur në zbatimin e asistencës së IPA-s, Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e zbatimit në kohë të të gjitha projekteve të dakorduara për të siguruar që mbështetja e BE-së të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset. Gjithashtu, u theksua se disa projekte sfiduese kërkojnë veprime të menjëhershme nga autoritetet relevante për të siguruar zbatimin e tyre të suksesshëm dhe për t’i avancuar reformat esenciale për rrugën evropiane të Kosovës.

Kosova riafirmoi zotimin për monitorim nga afër të zbatimit të projekteve të dakorduara dhe për vazhdimin e punës drejt realizimit efektiv të reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

Kosova dhe Komisioni Evropian u dakorduan të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit për maksimizimin e ndikimit të asistencës së IPA-s dhe për mbështetjen e zbatimit më efiçient të mundshëm të reformave.

Me më shumë se 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe Komisionit Evropian.

You Might Also Like

KQZ: Deri të mërkurën përfundon numërimi i votave nga diaspora
Waitz: Maqedonia mund të jetë anëtare e radhës në BE pas Malit të Zi
Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
“U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
Stuhia godet Shkupin dhe Kumanovën, moti i keq rikthehet nga nesër

You Might Also Like

UBT do të organizojë forum akademik të veçantë në Kosovë në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
TOP Momenti

UBT do të organizojë forum akademik të veçantë në Kosovë në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

June 16, 2026
“Rrjeti kriminal dhe samilushtakët”, Lushtaku i përgjigjet Dejona Mihalit
TOP Momenti

“Rrjeti kriminal dhe samilushtakët”, Lushtaku i përgjigjet Dejona Mihalit

June 16, 2026
Institucionet në Maqedoni bashkojnë forcat kundër dhunës tek të rinjtë, paralajmërohen masa të reja ligjore
TOP Momenti

Institucionet në Maqedoni bashkojnë forcat kundër dhunës tek të rinjtë, paralajmërohen masa të reja ligjore

June 16, 2026
Dënimi me burg i P Diddy-t ulet përsëri, ai lirohet para kohe
TOP Momenti

Dënimi me burg i P Diddy-t ulet përsëri, ai lirohet para kohe

June 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?