By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër industria ushtarake
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër industria ushtarake
Lajme

BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër industria ushtarake

Momenti
Published: June 15, 2026

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë të re masash ndëshkuese kundër Rusisë, për shkak të agresionit të vazhdueshëm ndaj Ukrainës, aktiviteteve hibride dhe shkeljeve sistematike të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë të drejtat e njeriut.

Sipas njoftimit të BE-së, sanksionet e reja përfshijnë 34 individë dhe 47 entitete.

Masat synojnë, ndër të tjera, prodhues dhe furnizues të dronëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake për forcat e armatosura ruse, si dhe persona dhe kompani të përfshira në transportin dhe eksportin e naftës bruto dhe produkteve të naftës nga Rusia.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu, 10 persona dhe një entitet janë futur në listën e sanksioneve për aktivitete keqdashëse kundër Bashkimit Evropian.

Në një vendim të veçantë, BE-ja ka vendosur sanksione edhe ndaj një entiteti dhe 15 individëve për përfshirjen e tyre në përndjekjen, helmimin dhe vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny.

Your browser does not support the video tag.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se masat e reja godasin në zemër kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, “flotën në hije” dhe rrjetet që mbështesin sulmet hibride të Moskës ndaj Evropës.

“Çdo masë ia ngushton Rusisë hapësirën për veprim. Sanksionet perëndimore tashmë i kanë kushtuar Rusisë një humbje të vlerësuar nga 1 deri në 1.3 trilion euro”, deklaroi Kallas.

Ajo shtoi se puna po vazhdon edhe për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë.

source

You Might Also Like

Ish-ministri Endrit Shala dënohet me 2 vjet burgim për konflikt interesi
Nesër promovohet libri “Kur yjet zbresin në dhomë” nga Mjedra Bajraktari-Deva dhe Anila Sulstarova.
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
Ministri izraelit thotë se marrëveshja është ‘e keqe për Izraelin dhe të gjithë botën e lirë’
Zelensky thotë se Rusia ‘qëllimisht’ shënjestroi një vend të UNESCO-s, ndërsa 11 persona u konfirmuan të vdekur

You Might Also Like

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve
Lajme

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

June 15, 2026
Rreth 500 anije ndodhen në Gjirin Persik pranë Ngushticës së Hormuzit
Lajme

Rreth 500 anije ndodhen në Gjirin Persik pranë Ngushticës së Hormuzit

June 15, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran: Çfarë ka ndodhur deri më tani?
Lajme

Marrëveshja SHBA-Iran: Çfarë ka ndodhur deri më tani?

June 15, 2026
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat
Lajme

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat

June 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?