By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Zyrtarët e BIA-s e paguanin me 700 euro në muaj”, Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Zyrtarët e BIA-s e paguanin me 700 euro në muaj”, Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
TOP Momenti

“Zyrtarët e BIA-s e paguanin me 700 euro në muaj”, Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Momenti
Published: June 15, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh.

Selimi, i cili më parë ka qenë i dënuar edhe për pjesëmarrje në ISIS, u dënua me 6 vjet burgim për spiunazh, i cili dënim ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkaq, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë të ngritur më 9 shtator 2025, Hysri Selimi ngarkohej se nga muaji nëntor 2009 e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), në vazhdimësi ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me veprimtarinë e pjesëtarëve të UÇK-së, vrasjet gjatë luftës, personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri.

Aktakuza thotë se i akuzuari, sipas kërkesave dhe udhëzimeve të zyrtarëve të BIA-s (të cilin paraprakisht e kishin pajisur me telefona të mençur dhe me mjete financiare, duke i premtuar edhe blerjen e një shtëpie) më 22 nëntor 2015 kishte udhëtuar në Siri, përmes aeroportit të Stambollit, me mision të caktuar nga BIA.

Your browser does not support the video tag.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Selimi fillimisht iu bashkua organizatës terroriste ISIS, pastaj dërgoi informacione tek zyrtarët e BIA-s në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ISIS, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata.

Ndërsa, aktakuza thotë se pas kthimit në Kosovë nga Siria dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, Selimi kishte vazhduar të takohej me zyrtarë të BIA-s, më konkretisht me drejtorin për luftimin e terrorizmit në kuadër të BIA-s dhe një zyrtar tjetër në Serbi, si në Vranje, Nish e Bujanoc, të cilët i informonte në bazë të detyrave që ia kishin caktuar paraprakisht, e që kishin të bënin me informacionet lidhur me persona të radikalizuar dhe zhvillimin e rrymave vehabiste në Kosovë, ndikimin e tyre, numrin dhe funksionimin e “Mesxhide-ve” (hapësira fetare ku kryhen ritet fetare), si dhe informata tjera të rëndësishme.

Në aktakuzë thuhet se si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-s e paguanin Selimin deri në 700 euro në muaj, duke i ofruar edhe telefona të mençur për të komunikuar me zyrtarët e BIA-s.

Përmes këtyre veprime, sipas Prokurorisë, Selimi seriozisht ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke ndihmuar ppo ashtu BIA-n serbe të krijojë një narrativë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Prandaj, për këto veprime, Hysri Selimi ngarkohej për veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Fluks i lartë në Rinas, 53 mijë pasagjerë kaluan aeroportin në 24 orë
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Sulmi izraelit lë të vrarë dy persona në Liban, pavarësisht një armëpushimi në fuqi
Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit përfitojnë më shumë nga rishikimi i buxhetit, mbi 170 milionë euro shpenzime jashtë planifikimit
“Ditari” 24.06.206

You Might Also Like

Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në Beograd
TOP Momenti

Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në Beograd

June 24, 2026
Shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica” në veri, katër persona shoqërohen në polici
TOP Momenti

Shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica” në veri, katër persona shoqërohen në polici

June 24, 2026
Arrestohet i kërkuari i dënuar me 1 vit  burgim
TOP Momenti

Arrestohet i kërkuari i dënuar me 1 vit burgim

June 24, 2026
Ukaina pretendon se ka goditur një central gazi dhe dy qendra satelitore në Rusi
TOP Momenti

Ukaina pretendon se ka goditur një central gazi dhe dy qendra satelitore në Rusi

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?