By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prishtina mirëpret edicionin e katërt të Prishtina Padel Open 2026
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prishtina mirëpret edicionin e katërt të Prishtina Padel Open 2026
TOP Momenti

Prishtina mirëpret edicionin e katërt të Prishtina Padel Open 2026

Momenti
Published: June 15, 2026

Sporti i padelit vazhdon të shënojë rritje të shpejtë në Kosovë, ndërsa më 20 dhe 21 qershor, kryeqyteti do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij sporti në rajon.

Federata e Padelit e Kosovës, në bashkëpunim me Padel Zone Prishtina, organizon edicionin e katërt të turneut ndërkombëtar Prishtina Padel Open 2026.

Your browser does not support the video tag.

Për të dytin vit radhazi, turneu organizohet në bashkëpunim me Federatën e Padelit të Shqipërisë, duke forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe duke krijuar një platformë të përbashkët për zhvillimin e padelit në rajon.

Gjatë dy ditëve të garës, Padel Zone Prishtina do të mirëpresë lojtarë nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshje të nivelit të lartë për titullin e kampionit dhe fondin e shpërblimeve prej 1,000 eurosh.

Organizatorët presin një konkurrencë të fortë dhe një atmosferë të veçantë sportive, duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të komunitetit të padelit në Kosovë dhe interesimin gjithnjë e më të madh për këtë sport.

“Prishtina Padel Open është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të padelit në Kosovë.

Ky turne jo vetëm që promovon konkurrencën sportive, por edhe lidhjen mes komuniteteve të padelit në rajon”, është shprehur Jusuf Kika, Sekretar i FPK-së.

Regjistrimet për turneun janë tashmë të hapura përmes platformës Rankedin dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 17 qershor. Numri i ekipeve pjesëmarrëse është i limituar në 40, prandaj organizatorët u bëjnë thirrje të interesuarve të sigurojnë pjesëmarrjen sa më herët.

Prishtina Padel Open 2026 pritet të sjellë emocione, rivalitet sportiv dhe spektakël për të gjithë adhuruesit e padelit, duke konfirmuar edhe një herë Prishtinën si një nga qendrat kryesore të këtij sporti në rajon.

You Might Also Like

Dekreti i shtetësisë së Kosovës për Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, Haxhiu: Ishit miq të Kosovës përpara se ajo të bëhej shtet, prej sot jeni edhe qytetarë të saj
Nikolloski për çështjen e transportuesve: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshje edhe me Gjermaninë
Djali i axhës së viktimës në Malishevë: Presim drejtësi të plotë
Fizikani Naim Krasniqi publikon librin “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në Mitrovicë

LEXO GJITHASHTU

Ambasada Britanike për të zhdukurit e luftës: Mbështesim përpjekjet për të gjetur përgjigje pas vitesh pasigurie
Ambasada Britanike për të zhdukurit e luftës: Mbështesim përpjekjet për të gjetur përgjigje pas vitesh pasigurie
Lajme
Kosova importon 720.5 milionë euro mallra për një muaj, deficiti tregtar rritet 6.8%
Kosova importon 720.5 milionë euro mallra për një muaj, deficiti tregtar rritet 6.8%
Lajme
Kurti thotë se në Kalludër e Jabukë u gjetën mbetje të 23 personave, aq sa ishin në Grupin e Intelektualëve
Kurti thotë se në Kalludër e Jabukë u gjetën mbetje të 23 personave, aq sa ishin në Grupin e Intelektualëve
Lajme
Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral
Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral
Lajme
MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-ës
MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-ës
Lajme

You Might Also Like

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi: Dyshohet se u detyrua të gjunjëzohej para se të qëllohej dy herë
TOP Momenti

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi: Dyshohet se u detyrua të gjunjëzohej para se të qëllohej dy herë

August 24, 2026
Grubi do të ketë kohë shtesë për shqyrtimin e provave, seanca e radhës në shtator
TOP Momenti

Grubi do të ketë kohë shtesë për shqyrtimin e provave, seanca e radhës në shtator

August 24, 2026
Vdes 18-vjeçari nga Kosova, u gjet pa shenja jete në Shëngjin
TOP Momenti

Vdes 18-vjeçari nga Kosova, u gjet pa shenja jete në Shëngjin

August 24, 2026
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?