By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Morina zbulon detaje: Të arrestuarit për Reçakun dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Morina zbulon detaje: Të arrestuarit për Reçakun dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe
TOP Momenti

Morina zbulon detaje: Të arrestuarit për Reçakun dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe

Momenti
Published: June 14, 2026

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar sot pesë persona të dyshuar për përfshirje në Masakrën e Reçakut, e kryer më 15 janar 1999.

Megjithëse në dhjetor të vitit të kaluar ishte ngritur një aktakuzë lidhur me këtë rast, hetimet kanë vazhduar edhe më tej. Sipas Prokurorisë Speciale, puna intensive hetimore gjatë gjashtë muajve të fundit ka mundësuar identifikimin e pesë të dyshuarve të tjerë, të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm.

Detaje rreth operacionit ka dhënë prokurori Ilir Morina, i cili tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se të arrestuarit kanë qenë pjesëtarë të njësive speciale të policisë serbe dhe kanë marrë pjesë në aksionin e zhvilluar në Reçak.

Your browser does not support the video tag.

“Gjatë vazhdimit të hetimeve në muajt e fundit kemi arritur të identifikojmë edhe disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë së Serbisë në atë kohë dhe që dyshohet se kanë marrë pjesë në aksionin e 15 janarit në Reçak”, deklaroi Morina.

Masakra e Reçakut konsiderohet një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Më 15 janar 1999, në këtë fshat u vranë 45 civilë shqiptarë.

Your browser does not support the video tag.

source

You Might Also Like

​U nda nga jeta regjisori i RTK-së, Robert Bacaj
“Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes presionit për dorëheqje
Përplasjet në LDK – shtohet presoni ndaj Abdixhikut për dorëheqje
LDK në Ferizaj krah Abdixhikut, Azemi kritikon kërkesat për dorëheqje
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

You Might Also Like

Prokuroria Speciale drejt aktakuzës për masakrën e familjes Jashari në Prekaz
TOP Momenti

Prokuroria Speciale drejt aktakuzës për masakrën e familjes Jashari në Prekaz

June 23, 2026
Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi
TOP Momenti

Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi

June 23, 2026
Protestë para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, aktivistët kërkojnë kushte më të rrepta për lejen e re të “Usjes”
TOP Momenti

Protestë para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, aktivistët kërkojnë kushte më të rrepta për lejen e re të “Usjes”

June 23, 2026
AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave
TOP Momenti

AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

June 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?