By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama për protestuesit: Po dëmtojnë turizmin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama për protestuesit: Po dëmtojnë turizmin
TOP Momenti

Rama për protestuesit: Po dëmtojnë turizmin

Momenti
Published: June 14, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj po kthehen në një problem serioz për ekonominë e vendit.

Në podcastin “Flasim”, Rama tha se ka marrë mesazhe të shumta nga operatorë turistikë, të cilët raportojnë anulime rezervimesh për sezonin veror. Sipas tij, kjo situatë po prek drejtpërdrejt bizneset lokale, ekonominë familjare dhe të ardhurat që vendi përfiton nga turizmi.

Your browser does not support the video tag.

“Këto shënime dua t’i nis me një reflektim parathënës lidhur me disa simptoma, të cilat më shqetësojnë dhe duhet të shqetësojnë këdo që është i interesuar që gjërat të shkojnë më mirë në Shqipëri, jo të shkojnë më keq.

Dhe besoj që edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat në Shqipëri të shkojnë më mirë dhe janë sinqerisht shqetësuar për si do të shkojë zhvillimi i investimit në Zvërnec. Ndërkohë që një pjesë tjetër, pjesa dominante, nuk është se nuk duan që gjërat të shkojnë më mirë, absolutisht, por, ashtu siç ata duan që të shkojnë gjërat, më e keqja vjen për Shqipërinë.

Dhe këtu kam parasysh ato partitë e vogla, që mbetën të vogla apo që u bënë të vjetra. Këtu kam parasysh, prurjet që vijnë nga territore të tjera, se çfarë lidhje kanë ata me këtë temë, që ka të bëjë me Vlorën dhe që vetëm në Vlorë nuk ka shkaktuar asnjë lloj proteste, sepse Vlora masivisht atje e do zhvillimin, kjo është një pikëpyetje të cilës unë nuk dua t’ia jap përgjigjen, por do ta lë pikëpyetje.

Dhe, duke shkuar në Vlorë, dua të ndalem tek një simptomë shumë problematike, e cila po forcohet dita-ditës: anulimet e rezervimeve për sezonin nga turistët e huaj.

Kam marrë shumë mesazhe, por natyrisht që unë nuk mund të dal dhe ta përdor këtë që të thuhet: “Do të ndalosh protestën se t’u dogj shpirti për hotelet?!”. Por, nga ana tjetër, nuk mund të rri pa thënë që edhe në Vlorë dhe në Durrës ka pasur protesta të operatorëve turistikë, protesta sensibilizuese.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi.

Domethënë, nëse ne do të ndalojmë që në Shqipëri të hyjnë, ato para që do të hyjnë normalisht me një sezon turistik të qetë, atëherë unë nuk e di se në favor të kujt shkon kjo.

Nëse ka një agjendë protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërt anët dhe, përmes pengesës, për të krijuar një frustrim dhe pastaj për t’i bërë njerëzit që të thonë: “Hajde se po e heqim këtë qeveri, vetëm që të na lini rehat”, atëherë kjo është një axhendë që është jo e re. Është një agjendë që është përdorur në vende të tjera, është një axhendë që është përdorur dhe këtu nga molotovarët, por që nuk ka për të funksionuar. Dëmi, patjetër që do të jetë i madh, edhe i panevojshëm, sipas meje.

Një tjetër simptomë shumë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në Facebook, në Instagram.

Kam parë me shumë keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, një këngëtar i dashur për një masë njerëzish, – nuk është këngëtari im i preferuar, unë i përkas një brezi tjetër dhe jetoj me të tjera dëshira që lidhen me muzikën, por është një këngëtar shumë i respektuar, shumë i preferuar, që ka bërë një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, – e kanë “masakruar” me sharje, me presione, me kërcënime për të anuluar koncertin dhe për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë që të kenë një moment të bukur muzike, sepse njerëzit do të fokusohen tek protesta.

Dhe kjo po ndodh me shumë njerëz, edhe me ata që kanë një opinion tjetër thjesht dhe shkruajnë postim dhe marrin të shara dhe marrin kërcënime, të cilat flasin për atë që unë e kam thënë që është ditën e parë në këtë konglomerat, në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ku ka patjetër njerëz, që kanë vetëm qëllime të mira, ka dhe një komponentë fashiste, një frymë fashiste. Dhe fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Evropës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem për Greqinë, e të tjera, e të tjera, e të tjera.

Fryma fashiste është kur ti thua: “Unë dua të flas, unë dua të them atë që mendoj, unë dua të protestoj, unë dua të rri në bulevard”, po unë nuk dua dhe nuk pranoj që të tjerët të kenë një opinion apo një qëndrim tjetër.

Të tjerët duhet të çohen nga kafet, të tjerët nuk duhet të shkojnë në koncert, të tjerët nuk duhet të shkojnë në plazh, të tjerët nuk duhet të punojnë, të tjerët nuk duhet të marrin të mirat materiale nga puna e tyre, sepse duhet të jenë pjesë e kësaj gjëje”. Fryma fashiste është kur nuk do të dish fare dhe, patjetër që, kjo është një komponente shumë e rrezikshme e protestës. Por këto simptoma, lidhen drejtpërdrejt me dy gjëra që janë të panegociueshme për një shoqëri demokratike dhe për shoqërinë shqiptare dhe për vendin, që është nevoja për rritje ekonomike, nevoja për më shumë të ardhura dhe turizmi, është një burim kaq i madh dhe kaq i rëndësishëm dhe këtë vit parashikohet të jetë një sezon më i suksesshmi ndonjëherë, por, nëse kjo situatë do të vazhdojë dhe nëse anulimet do të vazhdojnë, ky nuk do të jetë një sezon i suksesshëm. Ky do jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne, nga vetë ne, një gjë e paimagjinueshme, por që faktikisht mund të ndodhi, dhe simptomat janë.

Dhe tjetra: është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur“, u shpreh Rama në hyrje të podkastit.

You Might Also Like

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, Ramadani i kërkon Kurtit të marr masa
Tre raste me armë në Drenas, Podujevë dhe Prishtinë – arrestohet një person
Tragjedia në Malishevë,  gruaja ishte shtatzënë – burri në gjendje të rëndë
Sot nis gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit Artan Grubi
Kanosin zyrtarët policorë në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

LEXO GJITHASHTU

Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Lajme
Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Lajme
Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën
Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën
Lajme
BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban
BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban
Lajme
Numër i madh i armëve paleje në duart e kosovarëve, disa prej tyre u gjetën veç pas të shtënave
Numër i madh i armëve paleje në duart e kosovarëve, disa prej tyre u gjetën veç pas të shtënave
Lajme

You Might Also Like

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO
TOP Momenti

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

August 24, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin
TOP Momenti

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin

August 24, 2026
QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv
TOP Momenti

QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv

August 24, 2026
PDK sërish para Qeverisë, Deliu: Kosova vazhdon të mbahet pa institucione funksionale
TOP Momenti

PDK sërish para Qeverisë, Deliu: Kosova vazhdon të mbahet pa institucione funksionale

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?