By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Java e dhurimit të gjakut mobilizon qytetarët në mbarë vendin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Java e dhurimit të gjakut mobilizon qytetarët në mbarë vendin
TOP Momenti

Java e dhurimit të gjakut mobilizon qytetarët në mbarë vendin

Momenti
Published: June 13, 2026

Java e dhurimit vullnetar të gjakut, edhe sivjet, po zhvillohet në disa qendra të vendit, duke nisur nga 11 qershori, për t`u përmbyllur më 18 qershor. Nën moton për t`u ndihmuar atyre që kanë më së shumti nevojë, dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme i janë përgjigjur thirrjes për solidaritet. Kjo javë është pjesë e shënimit të 14 qershorit, Ditës Botërore të Gjakut.

Dhurimin e gjakut qytetarët po e vlerësojnë të rëndësishëm e jetik për ata që kanë nevojë, andaj edhe nuk po hezitojnë ta bëjnë këtë. Madje një qytetar thotë se, përveç për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë për gjak, këtë po e bën edhe në shënim të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“Arsyeja është për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të jemi të gatshëm në çdo kohë me jep kur kemi mundësi, si dhe simbolika e dytë është për shkak të ditës së çlirimit të Kosovës”, tha një dhurues i gjakut.

Kishte prej atyre që dhurimin e gjakut e bëjnë shpesh, në mënyrë që të kontribuojnë sa më shumë për ata që kanë nevojë.

“Është shumë e rëndësishme sepse një dhurim i gjakut shpëton jetë. Unë e kam praktike këtë së paku 2-3 herë në vit, sidomos në kohën kur është këtu në shesh vazhdimisht e bëjmë dhurimin”, tha një tjetër qytetar.

Ky aksion do të zhvillohet edhe në qytete të tjera, jo vetëm në Prishtinë, derisa u theksua se kjo javë shërben si një mundësi për ta rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut.

“Motoja e dhurimit vullnetar të gjakut, është dhuro gjak, shpëto jetë. Këtu shihet edhe rëndësia e madhe që është për të dhuruar gjak, se duke dhuruar gjak, shpëtohen edhe shumë jetë të njerëzve”, tha Merita Morina Bujupi specialiste e tranfuziologjisë.

Ky aksion, që po zhvillohet nga 11 deri më 18 qershor, po bëhet në shënim të 14-qershorit Ditës Botërore të Dhuruesit të Gjakut./RTK

You Might Also Like

Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit
Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Vdekjet dhe aksidentet në KEK, sindikalistët mblidhen urgjentisht
Gati pesë vjet pas tragjedisë, sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

LEXO GJITHASHTU

Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës
Lajme
Ky vend dëshiron të anëtarësohet në BE për shkak të Trump: Nëse ai merr Groenlandën, ne jemi të radhës
Ky vend dëshiron të anëtarësohet në BE për shkak të Trump: Nëse ai merr Groenlandën, ne jemi të radhës
Lajme
Raportohet për të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Raportohet për të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Lajme
Irani kundërpërgjigjet ndaj Trumpit: Kalifornia shpallet “territor i ri” i Iranit
Irani kundërpërgjigjet ndaj Trumpit: Kalifornia shpallet “territor i ri” i Iranit
Lajme
Edhe kjo javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Edhe kjo javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Lajme

You Might Also Like

Java e fundit e gushtit me vapë, temperatura deri në 36°C
TOP Momenti

Java e fundit e gushtit me vapë, temperatura deri në 36°C

August 24, 2026
“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
TOP Momenti

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri

August 24, 2026
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
TOP Momenti

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

August 24, 2026
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
TOP Momenti

Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?