By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE-ja hap dyert, Ukraina dhe Moldavia nisin rrugën drejt anëtarësimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE-ja hap dyert, Ukraina dhe Moldavia nisin rrugën drejt anëtarësimit
Lajme

BE-ja hap dyert, Ukraina dhe Moldavia nisin rrugën drejt anëtarësimit

Momenti
Published: June 13, 2026

Bashkimi Evropian ka hedhur një hap të rëndësishëm në procesin e zgjerimit, pasi 27 shtetet anëtare ranë dakord të zhbllokojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Marrëveshja u arrit mbrëmjen e së premtes në Bruksel, ku ambasadorët e vendeve anëtare miratuan pozicionin e përbashkët që i hap rrugën fazës së radhës të negociatave. Zhvillimi vjen vetëm pak ditë pasi Hungaria hoqi veton që kishte mbajtur për afro dy vite ndaj procesit të anëtarësimit të Ukrainës.

Hapi formal do të ndërmerret më 15 qershor në Luksemburg, ku Bashkimi Evropian do të zhvillojë konferenca ndërqeveritare të veçanta me Ukrainën dhe Moldavinë.

Your browser does not support the video tag.

Grup-kapitulli i parë që do të hapet quhet “Themeloret” dhe konsiderohet baza e gjithë procesit të anëtarësimit. Ai përfshin fusha kyçe si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, funksionimi i institucioneve demokratike dhe sistemi gjyqësor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi vendimin si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Evropës.

“Sot Bashkimi Evropian hodhi një hap të madh përpara. Të gjitha shtetet anëtare ranë dakord të hapin grup-kapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Në konferencën e parë ndërqeveritare të së hënës do të hapim grup-kapitullin për themelet, shtyllën kurrizore të procesit të anëtarësimit”, shkroi ajo në rrjetin X.

Von der Leyen theksoi se ky grup-kapitull përfshin vlerat bazë mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian, nga sundimi i ligjit deri te institucionet e forta demokratike.

“Ky është një vlerësim për vendosmërinë, guximin dhe punën e bërë nga të dy vendet për të çuar përpara reformat, edhe përballë sfidave të jashtëzakonshme. Është gjithashtu një sinjal se oferta e Bashkimit Evropian për paqe, stabilitet dhe mundësi është e pakrahasueshme”, deklaroi ajo.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, zgjerimi mbetet një zgjedhje strategjike për bllokun europian.

“Duke i afruar më shumë kombet tona, ne forcojmë paqen, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë kontinentin. Në një botë me pasiguri në rritje, një Bashkim Evropian më i madh është në interesin tonë të përbashkët. Zgjerimi mbetet një nga historitë më të suksesshme të BE-së dhe investimi ynë më i mirë për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh Von der Leyen.

Vendimi është përshëndetur edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se marrëveshja përfaqëson një mbështetje të rëndësishme politike dhe morale për popullin ukrainas.

“Ukraina po mbron veten dhe, duke bërë këtë, po mbron edhe gjithë Evropën. Siç kemi thënë, Ukraina po bën atë që duhet dhe është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian po mban fjalën e dhënë”, deklaroi Zelensky.

Procesi i anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë përbëhet nga gjashtë grupkapituj dhe 33 kapituj negociues. Kievi synon që gjatë kësaj vere të hapë sa më shumë kapituj, për t’i dhënë një sinjal qytetarëve se perspektiva evropiane mbetet e gjallë pavarësisht luftës me Rusinë.

Megjithatë, zyrtarët evropianë kanë theksuar se vendimi për hapjen e grup-kapitullit të parë nuk nënkupton përshpejtim automatik të anëtarësimit. Negociatat do të vijojnë sipas parimit të meritës, duke u bazuar te reformat dhe kriteret që duhet të përmbushin vendet kandidate.

source

You Might Also Like

Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve
Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
TOP Momenti
KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë
KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë
TOP Momenti
Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë
Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë
TOP Momenti
MASh u bën thirrje prindërve të mos nxitojnë me blerjen e teksteve shkollore
MASh u bën thirrje prindërve të mos nxitojnë me blerjen e teksteve shkollore
TOP Momenti
Polici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin intensiv
Polici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin intensiv
Lajme

You Might Also Like

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut
Lajme

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut

August 20, 2026
Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje
Lajme

Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje

August 20, 2026
Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
Lajme

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit

August 20, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Lajme

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?