By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vazhdon verifikimi dhe numërimi në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan- numërohen 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vazhdon verifikimi dhe numërimi në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan- numërohen 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike
TOP Momenti

Vazhdon verifikimi dhe numërimi në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan- numërohen 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike

Momenti
Published: June 12, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë duke vazhduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

Deri më tani (e premte, 12 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 35 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,349 nga 2,498 vendvotime apo 94.04%.

Your browser does not support the video tag.

Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 3 QKN-të tjera: Gjilan (112/127); Prizren (202/232); dhe Prishtinë (158/262).

Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:

Your browser does not support the video tag.

E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5).

E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21).

E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75); dhe 22. Leposaviq (25/25).

E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 24:00: 23. Istog (60/60); 24. Skenderaj (71/71); 25. Malishevë (72/72); 26. Drenas (73/73); 27. Lipjan (83/83); 28. Pejë (135/135); dhe 29. Podujevë (103/103).

E enjte, 11 qershor deri në orën 16:00: 30. Fushë Kosovë (62/62); 31. Ferizaj (146/146); 32. Suharekë (86/86); 33. Vushtrri (89/89); 34. Mitrovicë e Jugut (100/100); dhe 35. Gjakovë (144/144).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/

NJOFTIM NGA AKTIVITETET NË QENDRËN E NUMËRIMIT DHE REZULTATEVE (QNR)

Numërimi i fletëvotimeve nga votimi në 30 përfaqësi diplomatike

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 30 përfaqësi diplomatike, i cili ka filluar pasditen e 11 qershorit.

Deri më tani (e premte, 12 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike.

Më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi nga përfaqësitë diplomatike, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/

Vazhdon vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjell në Kosovë.

Deri në përfundim të ditës së enjte (11 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë rreth 42 mijë, prej të cilave janë aprovuar 40,414, ndërkaq janë refuzuar 1,447. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 1,320 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.

Ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën 16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë.

Gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues. /Telegrafi/

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe krijimin e “Fondit të Konfiskimit”
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë, alarm i kuq në 25 qytete
Ylli i Fenerbahçes fjalë të mëdha për Muriqin: Do t’i shënojë mbi 20 gola
​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron përkrah Kosovës
Normalizohen marrëdhëniet mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

You Might Also Like

Detajet e fundit: Pse u vra imami i fshatit Zlipotok?
TOP Momenti

Detajet e fundit: Pse u vra imami i fshatit Zlipotok?

June 30, 2026
Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë
TOP Momenti

Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë

June 30, 2026
Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
TOP Momenti

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

June 30, 2026
KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së
TOP Momenti

KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?