By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Futja e hershme e vezëve në ushqimin e bebeve mund të ulë rrezikun e alergjive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Futja e hershme e vezëve në ushqimin e bebeve mund të ulë rrezikun e alergjive
TOP Momenti

Futja e hershme e vezëve në ushqimin e bebeve mund të ulë rrezikun e alergjive

Momenti
Published: June 11, 2026









Futja e vezëve në ushqimin e bebeve që në muajt e parë të jetës mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të alergjisë ndaj vezëve, veçanërisht te fëmijët që vuajnë nga ekzema, sipas një studimi të ri.

Your browser does not support the video tag.


Hulumtimi, i publikuar në revistën “JAMA Pediatrics”, tregoi se rastet e alergjisë ndaj vezëve në Australi ranë ndjeshëm brenda një dekade pasi vendi ndryshoi udhëzimet ushqimore dhe rekomandoi futjen e vezëve rreth moshës gjashtë muajshe, shkruan burimi Health Day.

Your browser does not support the video tag.


Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 7,200 fëmijëve në Melburn, duke krahasuar ata që u kontrolluan para ndryshimit të udhëzimeve (2007–2011) me ata që u vlerësuan pas zbatimit të tyre (2018–2019).


Rezultatet treguan një ulje relative prej gati 18% të rasteve të alergjisë ndaj vezëve, transmeton Gazeta Shneta.


Përfitimet më të mëdha u vunë re te bebet me ekzemë të hershme. Në këtë grup, përqindja e alergjisë ndaj vezëve ra nga afro 35% në rreth 22%. Sipas studiuesve, ekspozimi i hershëm oral ndaj ushqimeve që zakonisht shkaktojnë alergji, si veza apo kikirikët, ndihmon sistemin imunitar të zhvillojë tolerancë ndaj tyre.


Në të kundërt, kur kontakti i parë me alergjenin ndodh përmes lëkurës së dëmtuar, si në rastin e ekzemës, organizmi ka më shumë gjasa të zhvillojë reaksion alergjik.


Ekspertët theksojnë se bebet me ekzemë janë veçanërisht të rrezikuara për alergji ushqimore, ndaj futja e hershme e ushqimeve alergjene mund të ketë rol të rëndësishëm parandalues.


Megjithatë, prindërit këshillohen që futjen e ushqimeve potencialisht alergjike ta bëjnë në konsultim me pediatrin.


Specialistët rekomandojnë gjithashtu që këto ushqime të përfshihen rregullisht në dietën e fëmijës disa herë në javë, në mënyrë që toleranca ndaj tyre të ruhet me kalimin e kohës. /Gazeta Shneta


source

You Might Also Like

Plagoset një person në Lipjan
Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari nga Prekazi
Nga 1 korriku do të ndalohet lëvizja pa leje në pyjet e Maqedonisë
Osmani për DW: Zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë Kosovën, kërkohet kompromis
The protest for Zvërnec enters its 12th day, march to the Prime Minister’s Office and 5 demands from citizens

You Might Also Like

Pharmacists’ specialization in biochemistry is protested in front of the Ministry of Health
TOP Momenti

Pharmacists’ specialization in biochemistry is protested in front of the Ministry of Health

June 11, 2026
Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski
TOP Momenti

Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski

June 11, 2026
Heqja non grata për Sali Berishën, çfarë thotë Ligji 7031 i Uashingtonit?
TOP Momenti

Heqja non grata për Sali Berishën, çfarë thotë Ligji 7031 i Uashingtonit?

June 11, 2026
Specializimi i farmacistëve në biokimi, protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë
TOP Momenti

Specializimi i farmacistëve në biokimi, protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë

June 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?