Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar rëndësinë e shërbimit të ndihmës juridike falas, duke e cilësuar atë si një garanci që askush të mos mbetet pa mbrojtje ligjore për shkak të gjendjes ekonomike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka bërë të ditur se ky shërbim ofrohet përmes zyrave rajonale për ndihmë juridike falas në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Zyrën Rajonale në Pejë, duke u mundësuar qytetarëve qasje të drejtpërdrejtë dhe të lehtë në mbështetje juridike.
Sipas saj, ndihma juridike falas u ofron qytetarëve mundësinë për të përballuar proceset ligjore dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre pa barrë financiare.
“Forcimi dhe funksionimi efikas i këtij shërbimi mbetet thelbësor për një sistem drejtësie që është i qasshëm dhe i drejtë për të gjithë”, ka shkruar Gërvalla.

