By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu për presidentin: Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, duhet të ulemi dhe të flasim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu për presidentin: Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, duhet të ulemi dhe të flasim
TOP Momenti

Haxhiu për presidentin: Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, duhet të ulemi dhe të flasim

Momenti
Published: June 11, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, partitë politike duhet të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.

Në një intervistë për RTK nga Sofja, Haxhiu tha se fillimisht duhet të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin e votave të mërgatës, votave me kusht dhe atyre me asistencë.

Your browser does not support the video tag.

“Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ne duhet të angazhohemi në takime me partitë politike në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje për çështjen e presidentit”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se përmbyllja e procesit të numërimit është hapi i parë, ndërsa më pas kërkohet angazhim dhe vullnet politik për të shmangur bllokadat institucionale.

“Le t’i shohim njëherë përfundimin e procesit të numërimit duke qenë se tashmë janë edhe votat e mërgatës, votat me kusht dhe ato me asistencë, andaj sapo të mbyllet ky proces është shumë e rëndësishme që të ipet kontribut dhe të dëshmohet vullnet në mënyrë që të mos përballemi me situata sikurse kemi parë edhe në 2025 dhe këtë periudhën që lamë pas”, deklaroi ajo.

Sipas Haxhiut, zgjidhja mund të arrihet nëse ekziston gatishmëri nga subjektet politike.

“Nëse do të ketë vullnet prej partive politike, do të gjendet zgjidhje. Është e rëndësishme të dëshmohet vullnet. Kemi shumë dallime në çështje të ndryshme të politikave ditore, por për çështjen e presidentit duhet të ulemi dhe të flasim seriozisht dhe të dëshmojmë vullnet”, u shpreh Haxhiu. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kosova para dhe pas 16 shtatorit
Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit
Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Vdekjet dhe aksidentet në KEK, sindikalistët mblidhen urgjentisht

LEXO GJITHASHTU

Sulm i madh kibernetik në Kroaci, grupi serb pretendon publikimin e mijëra të dhënave
Sulm i madh kibernetik në Kroaci, grupi serb pretendon publikimin e mijëra të dhënave
Lajme
“Mbështetja jonë nuk do të lëkundet” – Burnham viziton Kievin në 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës
“Mbështetja jonë nuk do të lëkundet” – Burnham viziton Kievin në 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës
Lajme
Edhe sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë
Edhe sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë
Lajme
Pak kolona në dy pika kufitare, këto janë pritjet
Pak kolona në dy pika kufitare, këto janë pritjet
Lajme
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut sot mbajnë mbledhje urgjente
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut sot mbajnë mbledhje urgjente
Lajme

You Might Also Like

Gati pesë vjet pas tragjedisë, sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
TOP Momenti

Gati pesë vjet pas tragjedisë, sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

August 24, 2026
Java e fundit e gushtit me vapë, temperatura deri në 36°C
TOP Momenti

Java e fundit e gushtit me vapë, temperatura deri në 36°C

August 24, 2026
“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
TOP Momenti

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri

August 24, 2026
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
TOP Momenti

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?