By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pacolli: Rasti për “Delfosin” është gënjeshtër, duhet hetim ndaj vendimeve gjyqësore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pacolli: Rasti për “Delfosin” është gënjeshtër, duhet hetim ndaj vendimeve gjyqësore
TOP Momenti

Pacolli: Rasti për “Delfosin” është gënjeshtër, duhet hetim ndaj vendimeve gjyqësore

Momenti
Published: June 10, 2026

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj debatit publik lidhur me çështjen “Delfos”, duke e cilësuar narrativën për këtë rast si “gënjeshtër të turpshme” që, sipas tij, ka krijuar huti në opinion dhe është përdorur si instrument për vendime gjyqësore të kundërligjshme.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka deklaruar se këto veprime, përveç dëmit që i është shkaktuar kompanisë MABCO dhe interesave të tjera, kanë tentuar të cenojnë edhe rendin juridik dhe kushtetues të vendit.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të hetojnë dhe ndëshkojnë, siç u shpreh, “fenomenet e jashtëligjshme”.

Në reagimin e tij, Pacolli ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, çështja është trajtuar në diskursin publik dhe institucional, duke theksuar se për muaj me radhë janë qarkulluar pretendime dhe spekulime që më pas janë rikthyer në debat publik edhe pas vendimeve gjyqësore.

“Faktet ose janë të vërteta që në fillim, ose nuk janë fare”, ka thënë ai, duke shtuar se çështjet nuk mund të ndryshojnë vlerë juridike varësisht nga momenti kur ato artikulohen.

Pacolli ka ngritur shqetësime edhe për kufijtë e marrëdhënieve koncesionare dhe të drejtave pronësore, duke theksuar se askush nuk mund të disponojë të drejta që, sipas tij, nuk i takojnë ekskluzivisht.

Ai ka shtuar se gjykatat janë vendi ku faktet duhet të provohen, ndërsa ka paralajmëruar se kur debatet juridike shndërrohen në “alarme publike”, lindin dyshime mbi qëllimet reale pas tyre.

“Koha zakonisht i jep përgjigjet që politika përpiqet t’i fshehë”, ka deklaruar Pacolli/Telegrafi.

You Might Also Like

Tërmeti në Japoni, ambasada apel qytetarëve shqiptarë: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendase
Detaje nga vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, gjendet thika që dyshohet se përdori Sokrat Vata
Angellov: Në Prilep u shmang një katastrofë e madhe, zjarri ishte afruar tek shtëpitë e fshatit Bonçe
Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive
Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi – kush është Altin Allmuça i cili ishte arrestuar edhe para 10 viteve

LEXO GJITHASHTU

Nesër i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu
Nesër i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu
Lajme
Moska ua vështirëson rusëve heqjen dorë nga shtetësia
Moska ua vështirëson rusëve heqjen dorë nga shtetësia
Lajme
Roboti kinez vrapon 100 metra për 9.39 sekonda, tejkalon rekordin botëror
Roboti kinez vrapon 100 metra për 9.39 sekonda, tejkalon rekordin botëror
Lajme
“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
Lajme
Shefi i ri i sigurisë thotë se Irani është i gatshëm ta zgjerojë konfliktin nëse shtetet e Gjirit e ndihmojnë SHBA-në
Shefi i ri i sigurisë thotë se Irani është i gatshëm ta zgjerojë konfliktin nëse shtetet e Gjirit e ndihmojnë SHBA-në
Lajme

You Might Also Like

Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr armën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë
TOP Momenti

Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr armën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë

August 23, 2026
Sindikata e Policisë në zi për Altin Kryeziun: Humbje e rëndë për kolegët
TOP Momenti

Sindikata e Policisë në zi për Altin Kryeziun: Humbje e rëndë për kolegët

August 23, 2026
Vdes polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë
TOP Momenti

Vdes polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë

August 23, 2026
Dhuna ndaj të miturës në Mitrovicë, arrestohet e dyshuara
TOP Momenti

Dhuna ndaj të miturës në Mitrovicë, arrestohet e dyshuara

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?