By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Numërimi i votave drejt fundit – Këta janë kandidatët për deputetë me më së shumti vota deri më tani
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Numërimi i votave drejt fundit – Këta janë kandidatët për deputetë me më së shumti vota deri më tani
TOP Momenti

Numërimi i votave drejt fundit – Këta janë kandidatët për deputetë me më së shumti vota deri më tani

Momenti
Published: June 10, 2026

Ka kaluar 69.34 për qind e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në nivel vendi, ndërsa rezultatet preliminare po japin një pasqyrë gjithnjë e më të qartë të kandidatëve më të votuar në secilin subjekt politik.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon të kryesojë bindshëm listën e kandidatëve më të votuar në vend me 165,095 vota.

Pas tij në radhët e LVV-së renditen Glauk Konjufca me 129,614 vota, Albulena Haxhiu me 75,177 vota, Hekuran Murati me 65,257 vota, Donika Gërvalla-Schwarz me 61,083 vota dhe Xhelal Sveçla me 49,275 vota.

Your browser does not support the video tag.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati më i votuar mbetet Bedri Hamza me 81,633 vota. Pas tij vijnë Përparim Gruda me 50,809 vota, Arian Tahiri me 44,198 vota, Uran Ismaili me 39,578 vota, Sala Jashari me 27,517 vota dhe Vlora Çitaku me 27,280 vota.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës prin Vjosa Osmani Sadriu me 54,333 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 49,205 vota. Në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK-së janë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 38,042 vota, Hykmete Bajrami me 29,957 vota, Avdullah Hoti me 27,458 vota dhe Ukë Rugova me 23,113 vota.

Edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës gara për votat preferenciale po vazhdon, me Ardian Gjinin që prin me 28,616 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 25,742 vota, Daut Haradinaj me 19,662 vota, Besnik Tahiri me 16,965 vota, Bekë Berisha me 13,850 vota dhe Burim Ramadani me 12,438 vota.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë është ende në zhvillim e sipër dhe rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe përfshirjen e të gjitha kategorive të votave.

Me afro 70 për qind të votave të numëruara, Albin Kurti po shfaqet si kandidati më i votuar në nivel vendi, duke krijuar një epërsi të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë në garë.

source

You Might Also Like

Detaje nga vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, gjendet thika që dyshohet se përdori Sokrat Vata
Angellov: Në Prilep u shmang një katastrofë e madhe, zjarri ishte afruar tek shtëpitë e fshatit Bonçe
Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive
Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi – kush është Altin Allmuça i cili ishte arrestuar edhe para 10 viteve
Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr armën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë

LEXO GJITHASHTU

“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
Lajme
Shefi i ri i sigurisë thotë se Irani është i gatshëm ta zgjerojë konfliktin nëse shtetet e Gjirit e ndihmojnë SHBA-në
Shefi i ri i sigurisë thotë se Irani është i gatshëm ta zgjerojë konfliktin nëse shtetet e Gjirit e ndihmojnë SHBA-në
Lajme
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një polic shembullor
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një polic shembullor
Lajme
Sindikata e Policisë në zi për Altin Kryeziun: Humbje e rëndë për kolegët
Sindikata e Policisë në zi për Altin Kryeziun: Humbje e rëndë për kolegët
TOP Momenti
Kryeministri kanadez paralajmëron kundërpërgjigje ndaj tarifave të SHBA-së
Kryeministri kanadez paralajmëron kundërpërgjigje ndaj tarifave të SHBA-së
Lajme

You Might Also Like

Vdes polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë
TOP Momenti

Vdes polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë

August 23, 2026
Dhuna ndaj të miturës në Mitrovicë, arrestohet e dyshuara
TOP Momenti

Dhuna ndaj të miturës në Mitrovicë, arrestohet e dyshuara

August 23, 2026
Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h
TOP Momenti

Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h

August 23, 2026
Drejtori i Policisë në Gjakovë për vdekjen e Kryeziut: Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona
TOP Momenti

Drejtori i Policisë në Gjakovë për vdekjen e Kryeziut: Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?