By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës
TOP Momenti

Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës

Momenti
Published: June 10, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në rrjetin social X ndaj një deklarate të zëdhënësit të Iranit lidhur me situatën e protestave kundër projektit të Zvernecit.

Në postimin e tij, Rama akuzon Teheranin për ndërhyrje dhe përhapje të dezinformimit, duke deklaruar se “qeveria e ajatollahëve të Teheranit” i është bashkuar zyrtarisht protestës, ndërsa shpreh shqetësimin se kauza mjedisore po përdoret për qëllime politike.

Your browser does not support the video tag.

“Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!”, shkruan Rama në X.

Kreu i qeverisë thekson se një pjesë e protestuesve vijojnë të jenë të angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, por sipas tij, çështja është instrumentalizuar nga aktorë të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se Shqipëria nuk duhet të bëhet “shesh për përplasjet e fuqive të ndryshme”, duke përmendur edhe atë që ai e cilëson si përfshirje të grupeve, mediave ndërkombëtare dhe individëve të ndryshëm që, sipas tij, po kontribuojnë në përhapjen e informacionit të pasaktë rreth projektit.

Kryeministri nënvizon se vendi rrezikon të dëmtojë klimën e investimeve dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik nëse krijohet një perceptim negativ për Shqipërinë.

“Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurrentët tanë”, shkruan Rama.

Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!

Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty… https://t.co/v35elkH66Z
— Edi Rama (@ediramaal) June 10, 2026

You Might Also Like

Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë
Një person gjendet i pajetë në banesë në Gjakovë, nisin hetimet
Kërcënoi se do ta digjte shtëpinë dhe sulmoi prindërit me gurë, arrestohet i dyshuari në Shtime
Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gruaja dyshohet se ra në bunar
Burri vret të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten në Athinë, dyshohet se të dy janë shqiptarë

LEXO GJITHASHTU

Ibrahimi: Mungesë totale e bashkëpunimit me nivelin qendror, dëmet nga fatkeqësitë natyrore kalojnë dhjetëra miliona euro
Ibrahimi: Mungesë totale e bashkëpunimit me nivelin qendror, dëmet nga fatkeqësitë natyrore kalojnë dhjetëra miliona euro
Lajme
Tkurrja e Danubit nga nxehtësia ekstreme zbulon trupin e një flote të mbytur naziste dhe objekte antike
Tkurrja e Danubit nga nxehtësia ekstreme zbulon trupin e një flote të mbytur naziste dhe objekte antike
Lajme
Apple i paguan Irlandës 17 miliardë dollarë
Apple i paguan Irlandës 17 miliardë dollarë
Lajme
Hyrje-daljet nga Kosova, këto janë pritjet në pikat kufitare
Hyrje-daljet nga Kosova, këto janë pritjet në pikat kufitare
Lajme
Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Lajme

You Might Also Like

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria

August 23, 2026
Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë
TOP Momenti

Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë

August 23, 2026
Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV
TOP Momenti

Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV

August 23, 2026
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
TOP Momenti

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?