By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: RTK-ja pa paga të plota, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
RTK-ja pa paga të plota, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje
Lajme

RTK-ja pa paga të plota, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje

Momenti
Published: June 9, 2026

Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë protestuar të martën para objektit të RTK-së, si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët e RTK-së.

Kërkesa kryesore e protestës ishte ekzekutimi i menjëhershëm i pjesës së mbetur të pagave dhe respektimi i të drejtave themelore të të punësuarve.

Përfaqësuesi i sindikatave, Veton Rugova, tha se protesta është organizuar për mbrojtjen e dinjitetit të punëtorëve të RTK-së.

Your browser does not support the video tag.

“Sot tri sindikatat e RTK-së janë bashkë për të protestuar për mospagesën e plotë të pagës nga RTK-ja. Kjo nuk është çështje e një grupi. Kjo është çështje e çdo punëtori që me mund dhe përkushtim ka dhënë kontributin e tij për këtë institucion. Ne sot jemi mbledhur këtu për të mbrojtur dinjitetin tonë si punëtorë. Për muaj e vite me radhë, punëtorët e RTK-së kanë qenë në krye të detyrës. Kemi raportuar në ditë të vështira. Kemi informuar opinionin në kohë krizash, zgjedhjesh, fatkeqësish dhe ngjarjesh të rëndësishme për vendin. Kemi mbajtur gjallë transmetuesin publik me profesionalizëm dhe përkushtim. Sot, pikërisht ata njerëz që kanë mbajtur RTK-në në këmbë, po përballen me pasiguri për pagat e tyre. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme”, tha ai.

Rugova tha se punëtorët nuk janë përgjegjës për krizën financiare dhe nuk duhet të bartin pasojat e saj.

“Pas çdo punëtori të RTK-së qëndron një familje. Paga nuk është luks. Paga është mjeti me të cilin mbajmë familjet tona dhe sigurojmë jetesën. Ne nuk kërkojmë privilegje. Nuk kërkojmë favore. Kërkojmë vetëm atë që na takon me ligj. Duhet të thuhet qartë: punëtorët nuk janë shkaktarë të kësaj krize. Ata nuk kanë menaxhuar financat, nuk kanë marrë vendime për buxhetin dhe nuk mund të paguajnë çmimin e gabimeve të të tjerëve. Prandaj, sot kërkojmë përgjegjësi nga ata që kanë pasur detyrimin ta drejtojnë dhe ta mbrojnë këtë institucion”, tha ai.

Ai paralajmëroi vazhdimin e protestave dhe veprimeve sindikale nëse deri të premten nuk ka reagim konkret nga menaxhmenti dhe bordi i RTK-së.

“Heshtja, vonesat dhe mungesa e veprimit nuk janë zgjidhje. Punëtorët meritojnë përgjigje dhe meritojnë paga. I bëjmë thirrje Bordit dhe Menaxhmentit që menjëherë të sigurojnë pagesën e plotë të pagave dhe të japin një përgjigje të qartë për punëtorët. Ne do të presim deri të premten për një reagim konkret dhe për zgjidhjen e kësaj situate. Por, le të jetë e qartë për të gjithë: nëse deri të premten nuk ka veprime konkrete nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, atëherë nga e hëna do të vazhdojmë me protesta dhe veprime të tjera sindikale. Nuk do të ndalemi derisa të drejtat e punëtorëve të respektohen dhe derisa secili punëtor të marrë atë që i takon. Punëtorët e RTK-së kanë treguar gjithmonë përgjegjësi ndaj këtij institucioni. Tani është koha që institucioni të tregojë përgjegjësi ndaj punëtorëve të vet”, tha ai.

Ndwrsa, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se AGK-ja qëndron në solidaritet me punëtorët e RTK-së dhe fajësoi institucionet për situatën e krijuar.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me të gjithë gazetarët, kameramanët, montazherët dhe të gjithë punonjësit e tjerë të RTK-së që sërish brenda një kohe shumë të shkurtër detyrohen të dalin në protestë për të kërkuar atë që është minimale, që është pagesa në fund të muajit për punën që e bëjnë. Kjo është një situatë shumë e pakëndshme e cila përsëritet dhe pas një diskutimi që e bëmë faktori kryesor për gjithë këtë situatë mbetet Qeveria e Kosovës, kuvendi i Kosovës dhe partia politike Vetëvendosje për mënyrën sesi e ka trajtuar televizionin publik të Kosovës që prej marrjes së pushtetit. Në këtë rast bëhet fjalë për faktin që RTK ka mbetur pa buxhet për shkak të një kontesti gjyqësor”, tha ai.

Rexha tha se bordi dhe menaxhmenti i RTK-së është dashur ta trajtojnë më herët këtë çështje dhe të koordinohen me Qeverinë për sigurimin e buxhetit.

“Por kjo nuk duhet t’u interesojë punonjësve të RTK-së, kjo është diçka që është dashur shumë më herët ta trajtojnë Bordi i Radio Televizionit të Kosovës dhe Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës. AGK fton ata që të bëjnë gjithçka që është e mundur dhe të koordinohen për buxhetin me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të mos ketë përsëritje të vonesës së pagave për asnjë prej punonjësve të televizionit publik të Kosovës. Ata e bëjnë punën e tyre dhe në fund të muajit duhet të paguhen për punën që bëjnë”, tha ai.

Ai tha se RTK-së i nevojitet një ligj i ri dhe trajtim më dinjitoz nga Qeveria, duke kritikuar mënyrën e financimit të transmetuesit publik.

“Zgjidhja më e mirë është natyrisht një ligj i ri i RTK-së, një trajtim i dinjitetshëm nga ana e Qeverisë, mbi të gjitha ne e dimë që në pesë vitet e fundit Qeveria e Kosovës dhe udhëheqja e zotit Kurti, kanë ndarë vetëm 8.9 milionë euro nga së paku 22 milionë euro buxhet vjetor që i takojnë RTK-së. Dhe këtë qasje të Vetëvendosjes dhe të Qeverisë Kurti e shohim si presion shtesë për ta mbajtur të varur politikisht RTK-në. Ajo çfarë po ndodh me RTK-në aktualisht, fatkeqësisht është që është shndërruar në pjesën më të madhe në një makinë propaganduese për Vetëvendosjen dhe për qeverinë dhe kjo duhet të ndalojë menjëherë. Radio Televizioni i Kosovës është publik dhe duhet t’i shërbejë vetëm dhe ekskluzivisht publikut”, tha ai./EO

source

You Might Also Like

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare

LEXO GJITHASHTU

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
TOP Momenti
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
TOP Momenti
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
TOP Momenti
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
TOP Momenti

You Might Also Like

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Lajme

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje

August 22, 2026
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme

Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur

August 22, 2026
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Lajme

Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

August 22, 2026
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?