By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zbardhet vrasja që kishte ndodhur në Kurbin, 57-vjeçarja dyshohet se vrau nënën me thikë, procedohet penalisht edhe një mjeke
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zbardhet vrasja që kishte ndodhur në Kurbin, 57-vjeçarja dyshohet se vrau nënën me thikë, procedohet penalisht edhe një mjeke
TOP Momenti

Zbardhet vrasja që kishte ndodhur në Kurbin, 57-vjeçarja dyshohet se vrau nënën me thikë, procedohet penalisht edhe një mjeke

Momenti
Published: June 6, 2026

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është zbardhur një ngjarje kriminale, vrasje në familje, cila kishte ndodhur në prill në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin.

Policia thekson se 57-vjeçarja e vënë në pranga dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), ndërkaq, është proceduar penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.

Your browser does not support the video tag.

“Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.

Your browser does not support the video tag.

Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin”, thuhet në njoftim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia thekson se në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.

Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. /Telegrafi/

You Might Also Like

The Sun: Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma
BE-ja në Kosovë: Thirrje partive politike për votim paqësor
Aliu: Punëtorët e shëndetësisë do të evidentohen në punë me sistemin me gjurmë gishtash
Starmeri paralajmëron mundësinë e një sulmi rus ndaj NATO-s
Elezi tregon të dhënat e fundit nga votimi i diasporës 

You Might Also Like

Anëtarësimi në NATO pas deklaratës së Rubios, xhandarmëria, dallimet me Osmanin për parakalimet e FSK-së, flet Maqedonci
TOP Momenti

Anëtarësimi në NATO pas deklaratës së Rubios, xhandarmëria, dallimet me Osmanin për parakalimet e FSK-së, flet Maqedonci

June 6, 2026
Mickoski: Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar rritje, është e katërta në Evropë
TOP Momenti

Mickoski: Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar rritje, është e katërta në Evropë

June 6, 2026
Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
TOP Momenti

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

June 6, 2026
Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?
TOP Momenti

Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?

June 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?