By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Maskirovka ballkanike: Pse “distancimi” i Moskës është vetëm një operacion për mbijetesën e regjimit të Vuçiçit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Maskirovka ballkanike: Pse “distancimi” i Moskës është vetëm një operacion për mbijetesën e regjimit të Vuçiçit
TOP Momenti

Maskirovka ballkanike: Pse “distancimi” i Moskës është vetëm një operacion për mbijetesën e regjimit të Vuçiçit

Momenti
Published: June 6, 2026

Hapi i radhës për konsolidimin e pushtetit të Vuçiçit në Serbi u shënua nga Dmitry Peskov përmes një operacioni klasik Maskirovka [doktrina ruse për mashtrim ushtarak]. Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se “Orbani kurrë nuk ka qenë miku ynë … dhe as Vuqiçi nuk është i tillë”, duke shtuar se “kemi marrëdhënie historike, por ata janë vend i pavarur”. Megjithatë, ai theksoi partneritetin midis Rusisë dhe Serbisë në çështjet më urgjente. Theksimi i partneritetit për çështje urgjente e zhvesh këtë deklaratë nga çdo natyrë diplomatike, duke e shndërruar në një përpjekje për të hequr etiketën e “vasalit rus” nga figura e Vuqiçit në sytë e opinionit publik ndërkombëtar.

Regjimi në Beograd e di se çelësi i mbijetesës në vitet në vijim është shmangia e një përplasjeje frontale me Brukselin dhe Uashingtonin. Deklarata e Peskovit i shërben këtij qëllimi, duke i ofruar perëndimit një narrativë të dobishme: “Ja, Rusia po distancohet, Serbia po orientohet drejt pavarësisë, prandaj le ta mbështesim Vuqiçin për të shmangur destabilizimin”.

Your browser does not support the video tag.

Kremlini nuk dëshiron të përsërisë “skenarin e Hungarisë”. Mosdistancimi i hapur ndaj Orbanit ashpërsoi kundërshtarët e tij; Moska po zbaton një qasje të kundërt me Vuqiçin për të shmangur të njëjtin fat. Ky cikël “neutraliteti” është një metodologji e përsëritur që nga viti 2014: sa herë që presioni perëndimor rritet, Rusia lëshon një deklaratë “neutraliteti”, Vuqiçi e përdor atë për të fituar kohë, dhe nën këtë “tymnajë”, regjimi konsolidohet.

Përderisa Peskov flet për “marrëdhënie historike” dhe “vende të pavarura”, realiteti operacional lëviz në një drejtim krejt tjetër. Emërimi i Milosh Anxhiqit në krye të Jugoimport SDPR-së është fakti tjetër që shkatërron narrativën e distancimit.

Your browser does not support the video tag.

Jugoimport SDPR nuk është një kompani e zakonshme, por arteria kryesore e tregtisë së armëve dhe teknologjisë ushtarake të Serbisë. Vendosja e një njeriu të lidhur ngushtë me Aleksandar Vulinin (i cili është i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i lidhur me shërbimet ruse) në këtë pozicion, dëshmon se koordinimi ushtarak dhe inteligjent me Moskën po forcohet, jo po dobësohet. Kjo është një armatosje e strukturave kryesore për ta bërë regjimin imun ndaj ndryshimeve politike.

Vuçiç po aplikon një strategji mbijetese të bazuar në tri shtylla:

– Kina për kapital dhe investime;

– Rusia për siguri dhe inteligjencë;

– Perëndimi për legjitimitet, përmes metodave të Maskirovkas.

Për regjimin nuk ka më rëndësi se kush e mban postin, por kush i tërheq fijet. Struktura është blinduar; pjesa tjetër është thjesht teatër. Distancimi publik është mjet për të shuar çdo reagim perëndimor. Nëse Perëndimi bie pre e këtij mashtrimi, Serbia do të mbetet një “Black Box” ku Rusia dhe Kina kanë akses, ndërsa Brukseli financon qëndrueshmërinë e këtij sistemi.

Këto çështje duhen parë gjithmonë me kujdes; assesi nuk duhet rënë pre e veprimeve Maskirovka.

(Autori është profesor në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”)

You Might Also Like

Si po ndryshon pesha politike e 600 mijë kosovarëve në Gjermani dhe pse interesohen për politikën në Kosovë?
Mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare – sekuestrohen atlete në rajonin e Prishtinës në vlerë rreth 200 mijë euro – pamje
LDM: Të shqyrtohet iniciativa për integrim gradual të Maqedonisë në BE
Përmes muzikës dhe vallëzimit, KFOR-i italian promovon paqen në Kosovë
Ministria e Politikës Sociale: Për shkak të sistemit të ri softuerik, ka vonesa në pagesat e ndihmave sociale

You Might Also Like

“Ndërtuam një sistem mbrojtje kundër sulmeve të Iranit, shohim edhe aktivitetin”, Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit
TOP Momenti

“Ndërtuam një sistem mbrojtje kundër sulmeve të Iranit, shohim edhe aktivitetin”, Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

June 6, 2026
Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
TOP Momenti

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

June 6, 2026
Akuaparku në Shkup do të jetë i mbyllur edhe këtë verë
TOP Momenti

Akuaparku në Shkup do të jetë i mbyllur edhe këtë verë

June 6, 2026
Mbi 14,500 maturantë sot do të testohen në provimin e parë të maturës
TOP Momenti

Mbi 14,500 maturantë sot do të testohen në provimin e parë të maturës

June 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?