By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Armë, municione dhe dronë… Çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit që vrau policin Mekolli
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Armë, municione dhe dronë… Çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit që vrau policin Mekolli
TOP Momenti

Armë, municione dhe dronë… Çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit që vrau policin Mekolli

Momenti
Published: June 5, 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë këtë të premte, 5 qershor, nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri, gjatë operacionit për kapjen e 43-vjeçarit V.B.

Tv Klan duke iu referuar burimeve hetimore, raporton se gjatë kontrollit të banesës së të shumëkërkuarit janë gjetur 3 armë, mes të cilave edhe kallashnikovin që dyshohet se u përdor në sulmin ndaj forcave të policisë. Dy armët e tjera ishin një pushkë model 56 dhe një çifte.

Your browser does not support the video tag.

Poashtu raportohet se nga kontrollet nuk është gjetur municion, çka lë të kuptohet se i dyshuari e ka përdorur të gjithë arsenalin që posedonte për të qëlluar mbi efektivët.

Përveç armëve dhe municionit janë sekuestruar edhe radio komunikimi të ngjashme me ato që përdoren nga Policia e Shtetit, dylbi si dhe dronë. Efektivët kishin fikur radiot e tyre gjatë operacionit, për të mos interferuar me atë të të dyshuarit.

Your browser does not support the video tag.

Të gjitha pajisjet janë dërguar për ekspertim me qëllim përcaktimin e përdorimit të tyre dhe rolit që mund të kenë pasur në aktivitetin e 43-vjeçarit.

Vetëm një ditë para ngjarjes, më 3 qershor, V.B ishte kallëzuar nga një bari, të cilin e kishte punësuar prej rreth dy javësh në stallat e tij. Sipas denoncimit, 43-vjeçari e kishte kërcënuar me jetë dhe kishte refuzuar t’i jepte pagesën për punën e kryer.

Nga hetimet e Prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore për zbatimin e procedurës dhe protokollit nga ana e Drejtorisë së Policisë së Korçës, nuk janë konstatuar shkelje.

Sa i takon mungesës së kërkesës nga ana e Policisë së Korçës për Forca Renea apo Forcat Operacionale, grupi hetimor bën të ditur se Policia e Korçës ka vlerësuar në mënyrë korrekte rrezikshmërinë e të dyshuarit, i cili ishte i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe jo për vepra të rënda penale që lidhen me jetën.

Kërkesa për Forca Renea sipas tyre vlerësohet rast pas rasti dhe nuk është detyrim që zbatohet në çdo operacion policor.

* Në pamjet e mëposhtme, mund të shihni vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë. Objekti që shërbente si vendstrehim për autorin ishte i pajisur edhe me kamera sigurie, çka dyshohet se i mundësonte të shumëkërkuarit të monitoronte lëvizjet përreth dhe t’i shmangej forcave të rendit.

Duhet theksuar se prej përplasjes me armë zjarri, ka mbetur i plagosur edhe vetë ai.Hetimet kanë zbuluar gjithashtu elementë të zbulojnë se i dyshuari ka patur një të kaluar problematike edhe më herët. Në vitin 2004, kur ishte 21 vjeç, V.B ishte paraqitur për të kryer shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura, por kishte qëndruar vetëm tre ditë dhe më pas nuk ishte rikthyer në repart. Edhe për këtë rast ka pasur një procedim të hapur ndaj tij.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe i mori jetën efektivit Enea Mekolli gjatë ushtrimit të detyrës.

You Might Also Like

Aksident në rrugën Kumanovë-Veles, ndërpritet trafiku për në Aeroportin e Shkupit
Policia jep detaje për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj, dy persona ndalohen për 48 orë
Rama ndan pamjet nga transformimi i Parkut të Hyrjes së Shkodrës
Tahiri: Kosova rrezikon të hyjë prapë në bllokadë institucionale
Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

You Might Also Like

Zhernovski, Mucunskit: Nëse pranoni sot se nuk ka “popull dhe gjuhë maqedonase të veriut”, a do t’u kërkoni falje qytetarëve që i manipuluat me gënjeshtra për vite me radhë?
TOP Momenti

Zhernovski, Mucunskit: Nëse pranoni sot se nuk ka “popull dhe gjuhë maqedonase të veriut”, a do t’u kërkoni falje qytetarëve që i manipuluat me gënjeshtra për vite me radhë?

June 29, 2026
FSK investon në profesionalizimin dhe aftësimin e personelit ushtarak
TOP Momenti

FSK investon në profesionalizimin dhe aftësimin e personelit ushtarak

June 29, 2026
Ideale për dembelët, ja si të humbni peshë me ndihmën e kësaj pije që përgatitet lehtë
TOP Momenti

Ideale për dembelët, ja si të humbni peshë me ndihmën e kësaj pije që përgatitet lehtë

June 29, 2026
Arrestohet i dyshuari, kërcënoi me thikë pas mosmarrëveshjes
TOP Momenti

Arrestohet i dyshuari, kërcënoi me thikë pas mosmarrëveshjes

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?