By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vuçiq flet për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vuçiq flet për Kosovën
Lajme

Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vuçiq flet për Kosovën

Momenti
Published: June 5, 2026

Aleksandar Vuçiq në konferencën e sotme për shtyp në Tivat, në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, deklaroi se një nga bashkëpunëtorët e tij ka marrë një vendim të gabuar duke organizuar ardhjen e disa personave që synonin të krijonin një atmosferë më të favorshme për të në Mal të Zi, duke theksuar se një veprim i tillë nuk është kërkuar nga ai.

Presidenti i Serbisë shtoi se personat që janë kthyer nga aeroporti i Tivatit drejt Serbisë nuk janë kriminelë dhe nuk kanë pasur asnjë mjet me të cilin do të mund të shkaktonin probleme në Mal të Zi, duke i cilësuar si të pabaza pretendimet për destabilizim apo “luftë hibride”.

“Madje as që do të më shkonte ndër mend të organizoja diçka të tillë. Nëse do ta kisha bërë, sot do t’u kërkoja falje mikpritësve për gabimet që ka bërë dikush nga bashkëpunëtorët e mi. Ata njerëz nuk kishin as armë e asgjë tjetër; po t’i kishin, do të ishin arrestuar, por nuk u arrestuan. Ata erdhën për të krijuar një atmosferë më të mirë, edhe pse mua nuk më duhej, sepse jam mësuar me situata të ndërlikuara. Mbanin banera dhe transparente, gjë që tregon mikpritje të dobët”, tha Vuçiq.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se mes tyre nuk ka kriminelë dhe se narrativa që po përpiqet të krijohet është e pasaktë, duke shtuar se bëhet fjalë për aktivistë që kishin për qëllim vetëm vendosjen e disa banerave, jo për destabilizim apo për “luftë hibride”.

“Deklarata të tilla janë të pakuptimta”, u shpreh ai.

Vuçiq shtoi se këta persona nuk kanë sjellë asgjë të paligjshme apo të rrezikshme me vete, shkruan rtcg.

“Nëse kanë kryer ndonjë vepër penale, pse nuk janë mbajtur? Nëse do të kishin diçka të paligjshme, do të ishin ndaluar. Pra, po tentohet të paraqitet Serbia si faktor destabilizues, dhe kjo është një narrativë që përsëritet prej vitesh”, tha ai.

Ai shtoi se nuk i mbështet masat reciproke dhe i ka kërkuar institucioneve shtetërore të mos i ndërmarrin ato. Sipas tij, Serbia do të përpiqet të ruajë marrëdhënie sa më të mira, por nuk mund të jetë e kënaqur kur, siç tha ai, flitet për aneksim dhe kur “historia falsifikohet”.

Duke folur për Kosovën, Vuçiq tha se “Serbia nuk ia ka marrë askujt territorin. Këndvështrimet janë të ndryshme, por duhet të dëgjojmë dhe të kuptojmë njëri-tjetrin. Unë besoj në marrëdhënie më të mira dhe është e rëndësishme të kemi komunikim më të shpeshtë, për të shmangur fjalët e rënda”.

Ndërkohë, sipas raportimeve, policia kufitare malazeze në Aeroportin e Tivatit ka refuzuar hyrjen dhe ka kthyer në Beograd rreth orës 16:00 një grup shtetasish të Serbisë, mes të cilëve, sipas tyre, kanë qenë kryesisht persona me dosje kriminale, të cilët prej vitesh përmenden në media si të lidhur me detyra të ndryshme në kuadër të strukturave pranë pushtetit serb.

Ndalimi i hyrjes për këtë grup është marrë, sipas autoriteteve malazeze, pas një vlerësimi të sigurisë nga Drejtoria e Policisë, e cila ka konstatuar se prania e tyre në territorin e Malit të Zi mund të përbënte rrezik për sigurinë kombëtare dhe të brendshme.

source

You Might Also Like

Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
Karabinierët italianë zhvillojnë patrullime në Gjakovë, KFOR: Janë të rregullta, ndihmojnë për një mjedis të sigurt
Ndërroi shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, gjobitet me 100 euro shoferi
Kapen rreth 80 kg drogë në Durrës, vlera e “mallit” që po vinte nga Kanadaja 1 milion euro- tre kosovarë në pranga
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në Taranto: Kënaqësi të shohim përkushtimin e tyre – Urojmë të kthehemi me medalje

LEXO GJITHASHTU

​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna
​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna
TOP Momenti
Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc
Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc
TOP Momenti
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
TOP Momenti
Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba
Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba
TOP Momenti
Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup
Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Kapen treth 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro nga Kanadaja, arrestohen tre kosovarë në Durrës
Lajme

Kapen treth 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro nga Kanadaja, arrestohen tre kosovarë në Durrës

August 22, 2026
Vdes ish-kryeministri i Estonisë, babai i Kaja Kallas
Lajme

Vdes ish-kryeministri i Estonisë, babai i Kaja Kallas

August 22, 2026
Kamera e sigurisë filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
Lajme

Kamera e sigurisë filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

August 22, 2026
Një nga të burgosurit politikë më të rinj të Rusisë mbush 18 vjet dhe përballet me akuza të reja
Lajme

Një nga të burgosurit politikë më të rinj të Rusisë mbush 18 vjet dhe përballet me akuza të reja

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?