By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Afati po mbyllet, emrat s’dihet, KPK e mban sekret numrin e aplikuesve për Kryeprokuror
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Afati po mbyllet, emrat s’dihet, KPK e mban sekret numrin e aplikuesve për Kryeprokuror
TOP Momenti

Afati po mbyllet, emrat s’dihet, KPK e mban sekret numrin e aplikuesve për Kryeprokuror

Momenti
Published: June 4, 2026

E mërkura e ardhshme është dita e fundit për kandidatët që synojnë pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Megjithatë KPK-ja nuk ka treguar nëse deri tash ka aplikuar ndonjë kandidat, derisa folën shkurt për padinë që u bëri Blerim Isufaj, aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Kanë mbetur edhe pak ditë derisa konkursi për kryeprokuror të shtetit të përmbyllet.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk ka treguar se sa persona kanë aplikuar deri tash për këtë pozitë, duke thënë se kjo do të bëhet pas përmylljes së afatit të konkursit.

Derisa nga ky institucion folën për padinë që Blerim Isufaj, i përzgjedhur më 2022 për këtë pozitë, bëri ndaj KPK-së, për këtë konkurs.

“Lidhur me pyetjen tuaj për numrin e aplikuesve në konkursin për Kryeprokuror të Shtetit, ju njoftojmë se procesi i pranimit të aplikacioneve është ende në zhvillim e sipër dhe afati për aplikim mbetet i hapur deri më 10 qershor 2026. Për këtë arsye, Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk publikon të dhëna lidhur me numrin e aplikuesve deri në përfundimin e afatit të konkursit dhe verifikimin administrativ të aplikacioneve të pranuara. Sa i përket padisë së paraqitur nga z. Blerim Isufaj në gjykatë, Këshilli Prokurorial i Kosovës e respekton të drejtën e secilit person për t’iu drejtuar organeve kompetente gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij juridike.

Duke pasur parasysh se çështja është në procedurë gjyqësore, KPK-ja nuk komenton rastet që janë objekt shqyrtimi nga gjykatat dhe do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve kompetente. Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit është shpallur në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e parapara për këtë proces.”

Nga Gjykata Admininistrative nuk kanë kthyer përgjigje sa i përket kësaj padie, por avokati i Isufajt, Artan Çerkini ka thënë për Dukagjinin se ende nuk kanë pranuar asnjë përgjigje për këtë.

Liridon Salihu, hulumtues në GLPS thotë se Gjykata duhet të vendos sa më shpejt që është e mundur duke pas parasysh natyrën e rastit.

“Bazuar në afatet që përmban rregullorja vlerësojmë që gjysma e korrikut ose fundi i korrikut mund të dalë me një kandidat nga ana e KPK-së për kryeprokuror të shtetit, por varet edhe nga procedurat që do e përcjellin këtë proces, sic e dini tashmë është atakuar në gjykatë shpallja e këtij konkursi, pritet ndonjë vendim nga ana e gjykatës, dhe varësisht prej asaj mund të dallojë edhe koha kur mund të kemi kryeprokurorin e ri të shtetit”, ka thënë Salihi.

Ndërkohë që Vullnet Bugaqku thotë se ky proces duhet të përmbyllur me transparencë dhe integritet të plotë.

“Nuk e shoh që ka me pas ndonjë ndërlidhje eksplicite qoftë në propozimin e kandidatura apo përzgjedhjes së kandidaturave nën ndikimin politik sepse pres që përbërja e re e KPK-së të mos i bëjë gabimet që i kanë bërë përbërja e vjetër dhe pres që të zhvillojë një procedurë tejet transparente dhe në mënyrë meritore”, ka thënë Bugaqku.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendosi të hapë konkurs të ri për kryeprokurorin e shtetit, 4 vjet pas atij që nxori të parin Blerim Isufajn, por që nuk u dekretua na presidentja. /Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

You Might Also Like

LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri? Flasin nga komisioni që do të ndihmojë në identifikimin e tyre
Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë
Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon

LEXO GJITHASHTU

Gjykata rrëzon vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave për 75 shtete
Gjykata rrëzon vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave për 75 shtete
Lajme
KEK rikthen në operim Njësinë A4, nis procesi i startimit
KEK rikthen në operim Njësinë A4, nis procesi i startimit
Lajme
Rritet çmimi i benzinës, publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Rritet çmimi i benzinës, publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Lajme
I mituri plagos vëllain e tij gjatë manipulimit me AK-47, 10-vjeçari dërgohet në QKUK, jashtë rrezikut për jetë
I mituri plagos vëllain e tij gjatë manipulimit me AK-47, 10-vjeçari dërgohet në QKUK, jashtë rrezikut për jetë
Lajme
AI jashtë kontrollit? Alarm për sigurinë e modeleve
AI jashtë kontrollit? Alarm për sigurinë e modeleve
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual
TOP Momenti

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual

August 22, 2026
​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

August 22, 2026
Moti në fundjavë, e shtuna me vapë përvëluese – kujdes nga temperaturat e larta
TOP Momenti

Moti në fundjavë, e shtuna me vapë përvëluese – kujdes nga temperaturat e larta

August 22, 2026
“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil
TOP Momenti

“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?