By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prattipati: Kosova nuk po përmbush kërkesat për energji, duhet partneritet urgjent me SHBA-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prattipati: Kosova nuk po përmbush kërkesat për energji, duhet partneritet urgjent me SHBA-në
TOP Momenti

Prattipati: Kosova nuk po përmbush kërkesat për energji, duhet partneritet urgjent me SHBA-në

Momenti
Published: June 4, 2026

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, në një editorial për rrugën drejt sigurisë energjetike dhe dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën, ka shkruar se vendi ynë nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji.

Prattipati është shprehur qartë se Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan sepse kjo do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

Prandaj, e prerë në deklaratën e saj, diplomatja amerikane, çoi mesazh se Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë.

Your browser does not support the video tag.

Dhe në fund, Prattipati e theksoi se vendi ynë përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike, sepse Administrata e presidentit Donalt Trump, prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu.”

Your browser does not support the video tag.

Më poshtë mund të lexoni qëndrimin e plotë të Prattipati:

Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në katër vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje, që shënon rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj.

Për të adresuar këto sfida strukturore, Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan. Këto projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

I Dërguari i Posaçëm i Departamentit të Energjisë së ShBA-së për Integrimin Energjetik, z. Xhoshua Volz, rishtazi shpjegoi: „Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe paraqet mundësi të shkëlqyeshme për industrinë dhe teknologjinë amerikane… dhe Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”.

Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare, e llojllojshmëria e burimeve energjetike përmes gazit natyror është thelbësore për arritjen e të ardhmes së sigurt. Centralet elektrike me gaz natyror ofrojnë aftësinë për të përmbushur më mirë rritjen e kërkesës dhe për të stabilizuar çmimet gjatë periudhave të pikut. Zgjerimi i prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike përtej kërkesës së vendit do të përmirësonte pavarësinë energjetike dhe do t’i mbronte konsumatorët nga lëvizjet e papritura të çmimeve.

Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë. Eksportet e GNL -së amerikane pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të rrjedhin përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci. Kosova gjithashtu mund të lidhet me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e GNL -së në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

Lidhja me një projekt gazsjellësi tashmë të planifikuar do të shkurtonte afatin kohor dhe do të ulte shpenzimet. Gjithashtu, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka në dispozicion mekanizma financimi për të ndërtuar infrastrukturë të gazit natyror. Kosova mund të punojë me partnerët rajonalë për të siguruar kontrata afatgjata dhe ekonomi të shkallës me çmime më konkurruese. Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet. Vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të GNL-së të zotohen diku tjetër dhe një gjë e tillë mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikan. Historia nuk mund të qëndrojë në rrugë të vendimeve që do t’i sjellin përfitime popullit të Kosovës sot dhe në të ardhmen.

Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu.

source

You Might Also Like

Një i vdekur pas përleshjes me armë zjarri në Ferizaj
Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite
​Pas incidentit në Magurë, peticion për ndalimin e kthimit të të dyshuarve në fshat
Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade të Serbisë
Tragjedi në Arabinë Saudite, 14 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit

You Might Also Like

Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel
TOP Momenti

Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel

June 28, 2026
Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut
TOP Momenti

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

June 28, 2026
Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje
TOP Momenti

Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje

June 28, 2026
Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius
TOP Momenti

Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?