By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama në CNN për protestat e Zvërnecin: Luftë hibride, po sulmohemi nga armiqtë e konkurrenca në pjesën tonë të Mesdheut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama në CNN për protestat e Zvërnecin: Luftë hibride, po sulmohemi nga armiqtë e konkurrenca në pjesën tonë të Mesdheut
Lajme

Rama në CNN për protestat e Zvërnecin: Luftë hibride, po sulmohemi nga armiqtë e konkurrenca në pjesën tonë të Mesdheut

Momenti
Published: June 4, 2026

Teksa mijëra qytetarë kanë dalë në protestë në shesh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka reaguar për situatën në një intervistë për CNN International, ku ka folur për zhvillimet dhe akuzat që po qarkullojnë lidhur me projektin në Zvërnec.

Në deklaratën e tij për CNN, Rama i ka cilësuar protestat dhe raportimet si pjesë të një “lufte hibride”, duke pretenduar se Shqipëria po sulmohet nga “armiq dhe konkurrencë e fortë në rajon”, si dhe nga fushata dezinformimi në rrjete sociale.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet. Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi”, ka thënë ai.

Rama është përfshirë edhe në një debat me gazetaren e CNN International kur është pyetur për projektin, ku kryeministri ka mohuar kategorikisht ekzistencën e një projekti, duke i cilësuar raportimet si “lajme të rreme”.

“Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit…,” u shpreh Rama.

Në një moment të debatit, gazetarja e CNN e pyeti nëse projekti do të vijojë apo është ndalur, ndërsa Rama këmbënguli sërish: “Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.”

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit…

Gazetarja: Pra, vetëm për ta sqaruar, projekti nuk do të vazhdojë?

Rama: Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.

Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, zoti Kryeministër, por po përpiqem të sqaroj…

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?

Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur. Sepse, sipas raportimeve të Politico, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri ka nisur një hetim për këtë projekt. Si mund të vazhdojë projekti në këto kushte?

Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.

Për të krijuar këtë projekt, grupi që nuk përbëhet vetëm nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por edhe nga investitorë të tjerë shumë të respektuar, ka angazhuar pesë nga arkitektët më të mirë në botë sot:

Kengo Kuma nga Japonia, Bjarke Ingels nga Danimarka, Emre Arolat nga Turqia, K-Studio nga Greqia, Jean Nouvel nga Franca. Këta po punojnë së bashku me inxhinierë të nivelit më të lartë për mjedisin dhe specialistë të ndikimit social. Ndërkohë është angazhuar edhe një nga kompanitë më të mëdha konsulente për vlerësimin e ndikimit mjedisor.

Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt. Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj.

Gazetarja: Po ju dëgjoj, zoti Kryeministër.

Rama: Më lini të përfundoj, sepse ju përmendët Politico dhe thatë se ka një hetim antikorrupsion. Ky është lajm i rremë. Hetimi ka të bëjë me një nga pronarët e tokës. Është tokë private dhe një nga pronarët e ka shitur pronën, e cila është blerë përmes transaksioneve bankare krejtësisht transparente.

Hetimi është për atë çështje. Nuk është për investimin. Nuk është për projektin. Nuk është për Kushnerin. Nuk është për Trumpin. Nuk është për asgjë nga ato që po hidhen në këtë përzierje për të krijuar lajmin sensacional se Shqipëria është një vend ku po vrasim flamingot.

Gazetarja: Më lejoni fillimisht të marr reagimin tuaj për protestat që kemi parë si në kryeqytetin Tiranë, ashtu edhe në qytetet bregdetare, lidhur me këtë zhvillim që lidhet me Jared Kushner. Si i përgjigjeni ju protestave dhe shqetësimeve të tyre?

Rama: Së pari, ju falënderoj që më jepni këtë mundësi, sepse duhet të them se është vërtet mbresëlënëse të ndiesh peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media që, në sytë e mi, janë shumë të respektuara. Dhe vetëm për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet. Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi.

Dhe sigurisht, në këtë protestë ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe. Nuk ekziston diçka e tillë si “ishulli i familjes Trump”. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo. /Panorama

The post Rama në CNN për protestat e Zvërnecin: Luftë hibride, po sulmohemi nga armiqtë e konkurrenca në pjesën tonë të Mesdheut appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare

LEXO GJITHASHTU

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
TOP Momenti
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
TOP Momenti
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
TOP Momenti
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
TOP Momenti

You Might Also Like

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Lajme

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje

August 22, 2026
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme

Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur

August 22, 2026
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Lajme

Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

August 22, 2026
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?