By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DnV: Aktivitetet zgjedhore në teren të qeta, fushata në rrjetet sociale e ashpër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DnV: Aktivitetet zgjedhore në teren të qeta, fushata në rrjetet sociale e ashpër
TOP Momenti

DnV: Aktivitetet zgjedhore në teren të qeta, fushata në rrjetet sociale e ashpër

Momenti
Published: June 2, 2026

Demokracia në Veprime ka publikuar vlerësimin e saj analitik mbi pesë ditët e para të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026.

Sipas DnV-së në pesë ditët e para është vërejtur intensitet më i lartë i aktiviteteve zgjedhore në terren, ku subjektet politike janë përqendruar në tubimet hapëse të fushatës në qendrat kryesore të Kosovës. Janë evidentuar edhe raste të përdorimit të fëmijëve në disa tubime të subjekteve politike, për të cilat tashmë janë deponuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

DnV ka theksuar se për dallim nga rrjedha e qetë e aktiviteteve zgjedhore në terren, fushata në hapësirën online, përkatësisht në rrjete sociale është dukshëm më e ashpër, për shkak të gjuhës së urrejtjes që shpërfaqet nga përkrahësit e partive.

Your browser does not support the video tag.

“Në anën tjetër, përdorimi i gjuhës fyese dhe diskriminuese nga subjektet politike, ndonëse në nivel më të ulët krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore, tregon se hapësira online vazhdon të paraqesë sfida serioze për cilësinë e debatit publik. Gjatë periudhës 5 ditore janë identifikuar 56 raste që përfshijnë gjuhë urrejtjeje, gjuhë shpifëse ose përçmuese, dezinformim dhe përmbajtje jashtë kontekstit. Nga këto raste, 35 janë klasifikuar si gjuhë urrejtjeje, 19 si gjuhë shpifëse ose përçmuese dhe 2 si dezinformim. Pothuajse gjysma e rasteve të evidentuara kanë për cak gratë pjesëmarrëse në garën zgjedhore”, thuhet nga DnV.

Të dhënat e DnV-së tregojnë një nivel shqetësues të sulmeve verbale në hapësirën online, veçanërisht ndaj grave pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, duke ndikuar negativisht në cilësinë e debatit publik dhe në pjesëmarrjen e tyre në diskursin politik.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tyre liderët politikë dhe kandidatët për pozitat kryesore dominojnë aktivitetet publike dhe komunikimin politik, ndërsa kandidatët për deputetë kanë rol më të kufizuar në paraqitjet publike dhe mediale.

Si rezultat, kandidatët po shfrytëzojnë më shumë rrjetet sociale për promovimin e tyre, përmes publikimit të qëndrimeve, fotografive dhe videove nga takimet me qytetarët. Po ashtu, është evidentuar rritje e përdorimit të videove kreative me efekte vizuale, duke reflektuar angazhimin e kompanive të specializuara të dizajnit dhe prodhimit të përmbajtjes, gjë që tregon për rritje të shpenzimeve në fushatën digjitale. Numri i postimeve që bëhen nga kandidatët e partive arrin deri në 300 në ditë.

Në aspektin e sponsorizimit të përmbajtjes në Facebook, vlerat e shpenzuara gjatë pesë ditëve variojnë nga 10,000 deri në 12,000 euro në total, duke treguar një intensifikim të dukshëm të investimeve në komunikimin online. Haxholli theksoi se këto trende tregojnë se rrjetet sociale po shndërrohen në një nga platformat kryesore të komunikimit politik, si për shpërndarjen e mesazheve, ashtu edhe për ndërtimin e imazhit publik të kandidatëve.

Sa i përket hapësirës në media dominojnë emisione apo debate me vetëm një subjekt ose një kandidat përballë gazetarëve (gjithsej 28 emisione), ndërsa debatet me analistë numërojnë 17. Emisionet me pjesëmarrjen e më shumë subjekteve janë 9, ndërsa ballafaqimet e drejtpërdrejta mes dy kandidatëve mbeten shumë të rralla, me vetëm 2 raste.

Në debatet televizive vërehet një pabarazi e theksuar gjinore, ku burrat përbëjnë rreth 80% të pjesëmarrësve, ndërsa gratë vetëm 20%. Kurse, në kronikat zgjedhore, hapësira mediale paraqitet më e balancuar në shikim të parë, me 60% të kohës së dedikuar për burra dhe 40% për gra.

Në kontekstin e administrimit të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit, kryesisht me një vendimmarrje konsensuale.
Megjithatë, shqetësues vendimi i fundit i KQZ-së për t’ua lënë në diskrecion partive politike çështjen e emërimit të komisionerëve – ndonëse në këto lista mund të ketë komisionerë që po hetohen për keqpërdorime në zgjedhjet e dhjetorit të 2025-tës. Kjo bie ndesh me standardet e integritetit zgjedhor.

Ndërsa, sa i përket mekanizmave të ankesave, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 3 ankesa nga subjektet politike, prej të cilave dy lidhen me përdorim të fëmijëve në fushatë dhe një me gjuhë nxitëse dhe urrejtëse. Është vendosur vetëm për një rast, ku ankesa është refuzuar si e pabazuar.

Në përgjithësi, gjetjet e pesë ditëve të para të fushatës tregojnë se procesi zgjedhor po zhvillohet në një ambient përgjithësisht të qetë dhe konkurrues, por që vazhdon të përballet me sfida që lidhen me barazinë e garës, cilësinë e debatit publik dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në hapësirën digjitale.

DnV ka theksuar edhe përdorimin e resurësve shtetërore si mjet për fushatë duke theksuar vendime e Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve për disa kategori.

source

You Might Also Like

U.D. Kryeprokurori i Shtetit mori pjesë në prezantimin e raportit të OSBE-së për monitorimin e gjykimeve të rasteve të krimeve të luftës
Andonovski: Maqedonia nënshkruan memorandum bashkëpunimi për Qendrën e Inovacionit Digjital
DNV: Procesi zgjedhor përmbyllet në mënyrë të rregullt, reforma zgjedhore të jetë prioritet i legjislaturës së ardhshme
Samiti i NATO-s 2027 në Shqipëri, reagon Rama: Ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët
Basha merr vendim për kufizimin e qarkullimit të kamionëve mbi 20 tonë gjatë temperaturave të larta

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ngritet aktakuzë kundër tre personave për falimientimin e bankës “Eurostandard” në Shkup
TOP Momenti

Ngritet aktakuzë kundër tre personave për falimientimin e bankës “Eurostandard” në Shkup

July 8, 2026
Rutte e konfirmon nga Ankaraja: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
TOP Momenti

Rutte e konfirmon nga Ankaraja: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

July 8, 2026
Kos në Shkup: Ndryshimet kushtetuese mbeten hapi i radhës për të filluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian
TOP Momenti

Kos në Shkup: Ndryshimet kushtetuese mbeten hapi i radhës për të filluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

July 8, 2026
Arrestohet i kërkuari me urdhëresë gjykate për disa raste të veprave penale në Mitrovicë
TOP Momenti

Arrestohet i kërkuari me urdhëresë gjykate për disa raste të veprave penale në Mitrovicë

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?