By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jetë gati do ta prezantojmë publikisht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jetë gati do ta prezantojmë publikisht
TOP Momenti

Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jetë gati do ta prezantojmë publikisht

Momenti
Published: June 1, 2026

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social X ndaj protestave të qytetarëve që kërkojnë anulimin e projektit turistik në Zvërnec, duke theksuar se ende nuk ekziston një projekt i finalizuar për t’u anuluar.

“Nuk kemi projekt për të anuluar. Kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Rama.

Your browser does not support the video tag.

Ai iu përgjigjet protestuesve se deri më tani nuk ka projekt për Zvërnecin dhe u adresohet atyre “ma sillni projektin dhe e anulojmë”.

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot? Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anulojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?”, thekson Rama.

Ai shpjegon se projekti arkitektonik po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë: Kengo Kuma (Japoni), Bjarke Ingels (Danimarkë), Jean Nouvel (Francë), Emre Arolat (Turqi) dhe K-Studio (Greqi).

“E dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik. Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky”, shprehet Edi Rama.

Kryeministri thekson se investimi është historik për turizmin shqiptar, me bashkëinvestitorë amerikanë dhe nga Katari duke e vlerësuar si një mundësi të madhe zhvillimi.

“Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Power Holding – pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni poëerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Power Holding! Klikoni, klikoni”, thekson më tej ai.

Sipas Ramës, rasti i Zvërnecit po shoqërohet me manipulime dhe shpifje rreth projektit për zhvillimin e turizmit.

“Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar… Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtra”, nënvizon Rama.

Rasti i Zvërnecit ka nxitur debate dhe protesta lidhur me mbrojtjen e mjedisit, pronësinë dhe zhvillimin turistik në zonën e mbrojtur ndërsa kryeministri Rama ka premtuar transparencë të plotë sapo projekti të finalizohet.

Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?

Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?

E dini pse nuk ka projekt?

Sepse projekti po punohet nga pesë…
— Edi Rama (@ediramaal) June 1, 2026

You Might Also Like

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije

LEXO GJITHASHTU

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Lajme
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Lajme
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Lajme
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Lajme
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot

August 7, 2026
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti

Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund

August 7, 2026
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?