By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mucunski: Çështja me Bullgarinë, do të diskutohet me presidentin e KE-së, Antonio Costa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mucunski: Çështja me Bullgarinë, do të diskutohet me presidentin e KE-së, Antonio Costa
TOP Momenti

Mucunski: Çështja me Bullgarinë, do të diskutohet me presidentin e KE-së, Antonio Costa

Momenti
Published: June 1, 2026

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski siguron se çështja me Bullgarinë, do të jetë një prej pikave që do të diskutohen në takimin e nesërm me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Shkup. Mucunski nënvizon se aktualisht po diskutohen më shumë ide, por në tryezë nuk ekziston ndonjë non-paper.

“ Më shumë ide janë ndarë, Non paper nuk ekziston, ekzistojnë ide që ndahen me përfaqësuesit e BE-së dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare, por të gjitha idetë janë në korniza të pritjeve parimore që ne si shtet i kemi. Pritja primare është që të vendosen garanci të qarta institucionale ndaj nesh, se kjo do të jetë pengesa e fundit e karakterit bilateral. Dhe e dyta shumë thelbësore, çështja e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga Bullgaria fqinje”, deklaroi Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski

Your browser does not support the video tag.

Mucunski thotë se aktualisht nuk sheh atmosferë pozitive nga ana e Sofjes për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ai nënvizon se në kohën kur Sofja i kërkon Shkupit të jetë më e arsyeshme dhe të kërkojë zgjidhje, Mucunski e fton Sofjen të jetë më e përgjegjshme ndaj proceseve rajonale.

Your browser does not support the video tag.

“Më duhet të ju them se pas takimit të parë me kolegen time, nuk do të thosha se jam shumë optimist, por njëkohësisht mendoj se sipas natyrës së qëndrimeve që i kam, më duhet të jem optimist … 10:02 Në këtë moment nuk ndjej ndonjë atmosferë pozitive të vjen nga Sofja, por ndoshta sepse bëhet fjalë për fillim të mandatit të Qeverisë”, tha Mucunski.

Mucunski thekson se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për ndërtim të besimit, duke nënvizuar se brenda 10 ditësh me presidenten Siljanovska të udhëtojnë drejt Sofjes, për një format rajonal ndërsa më pas vijon samiti i NATO-së, ku përsëri do të ketë mundësi për takime.

You Might Also Like

Pendarovski: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kurth, OBRM-PDUKM manipulon për pikë politike
Protesta në Zvërnec, Guri: Media greke raportoi për autobusë të nisur nga Athina
Osmani: Zgjidhjet e vitit 1993 nuk mund të paraqiten si sukses në vitin 2026
Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona
Rokas përgëzon Maqedoninë e Veriut për strategjinë energjetike: Reformat formësojnë rrugën drejt BE-së

You Might Also Like

Dosja e ZPS-së: Si funksionoi Shërbimi i Inteligjencës dhe Policia në UÇK e në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës?
TOP Momenti

Dosja e ZPS-së: Si funksionoi Shërbimi i Inteligjencës dhe Policia në UÇK e në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës?

June 1, 2026
Berisha: Investitori i vetëm i huaj në Zvërnec dhe atë doni ta largoni
TOP Momenti

Berisha: Investitori i vetëm i huaj në Zvërnec dhe atë doni ta largoni

June 1, 2026
Analistët: Fushata po dominohet nga gjuha agresive, jo nga programet
TOP Momenti

Analistët: Fushata po dominohet nga gjuha agresive, jo nga programet

June 1, 2026
ASK: Nuk ka spiunazh apo rrjedhje të dhënash në Kabinetin e presidentes Siljanovska-Davkova
TOP Momenti

ASK: Nuk ka spiunazh apo rrjedhje të dhënash në Kabinetin e presidentes Siljanovska-Davkova

June 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?