By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë koordinim të plotë në politikën e jashtme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë koordinim të plotë në politikën e jashtme
TOP Momenti

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë koordinim të plotë në politikën e jashtme

Momenti
Published: May 31, 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë karakterizohen nga bashkëpunim i ngushtë institucional dhe koordinim i vazhdueshëm në politikën e jashtme.

Pas takimit zyrtar me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha, Konjufca tha se kontaktet mes dy vendeve janë të rregullta dhe të përhershme, duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë objektiva të përbashkëta shtetërore dhe kombëtare.

Sipas tij, koordinimi i politikës së jashtme ndërmjet dy shteteve është i natyrshëm, pasi të dyja përfaqësojnë interesat e të njëjtit komb dhe ndajnë të njëjtin orientim strategjik drejt integrimit euroatlantik dhe vlerave perëndimore.

Your browser does not support the video tag.

Konjufca vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar autoritetet shqiptare për reformat dhe arritjet e deritanishme.

Ai tha se, bazuar në vlerësimet e zyrtarëve evropianë me të cilët ka zhvilluar takime, Shqipëria konsiderohet ndër vendet më pranë anëtarësimit në BE dhe mund të bëhet pjesë e bllokut evropian brenda dy ose tre viteve të ardhshme.

Your browser does not support the video tag.

“Ky do të ishte një sukses historik jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë kombin shqiptar”, u shpreh Konjufca, duke e krahasuar këtë arritje me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të cilin e cilësoi si një hap të rëndësishëm strategjik për shqiptarët.

source

You Might Also Like

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Arritshmëria mesatare 48.35%
​Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit për sulmin terrorist në zyrat të KKZ-së, vërtetohet pjesa tjetër e vendimit
Dëmtohet një gyp në Podujevë, ndërpritet furnizimi me ujë deri nesër
Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme
ASH: Vota e diasporës nuk duhet të jetë instrument propagande

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve
TOP Momenti

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

July 7, 2026
Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale
TOP Momenti

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

July 7, 2026
38 ditë protestë në Tiranë
TOP Momenti

38 ditë protestë në Tiranë

July 7, 2026
Marta Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani nuk ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci
TOP Momenti

Marta Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani nuk ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?