By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja po shqyrton mundësinë e rikthimit të sanksioneve ndaj Milorad Dodikut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja po shqyrton mundësinë e rikthimit të sanksioneve ndaj Milorad Dodikut
TOP Momenti

SHBA-ja po shqyrton mundësinë e rikthimit të sanksioneve ndaj Milorad Dodikut

Momenti
Published: May 30, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po monitorojnë nga afër veprimet e fundit të liderit të SNSD-së, Milorad Dodik, dhe nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të tij në listën e personave të sanksionuar nëse vlerësohet se sjellja e tij rrezikon stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kështu kanë deklaruar për portalin Klix.ba nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, duke theksuar se Uashingtoni vazhdon të vëzhgojë veprimet e të gjithë aktorëve politikë në vend.

Your browser does not support the video tag.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të monitorojnë sjelljen e të gjithë aktorëve dhe palëve, përfshirë ish-presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, dhe rezervojnë të drejtën për të vendosur sanksione ndaj individëve kur është e nevojshme, në përputhje me ligjet dhe urdhrat ekzekutivë në fuqi”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Zyrtarët amerikanë rikujtuan se Dodik dhe disa zyrtarë të tjerë të Republikës Sërpska ishin subjekt i sanksioneve amerikane për shkak të aktiviteteve që, sipas SHBA-së, cenonin stabilitetin dhe rendin kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Këto masa u hoqën në tetor të vitit 2025, pasi autoritetet e Republikës Sërpska ndërmorën hapa për uljen e tensioneve dhe shfuqizuan ligjet që konsideroheshin jokushtetuese.

Sipas Ambasadës amerikane, një nga arsyet kryesore për heqjen e sanksioneve ishte dorëheqja e Dodikut nga posti i presidentit të Republikës Sërpska dhe respektimi i vendimit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e ndalonte atë të ushtronte funksione publike.

Megjithatë, muajt e fundit Dodik ka intensifikuar retorikën e tij kundër shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e vendit dhe duke përsëritur deklaratat për shkëputjen e Republikës Sërpska.

Ambasada e SHBA-së theksoi gjithashtu se po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Bosnjë dhe Hercegovinë përpara zgjedhjes së Përfaqësuesit të ri të Lartë ndërkombëtar, proces që pritet të zhvillohet në mbledhjen e Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) më 3 dhe 4 qershor.

Në deklaratë u vlerësua puna e Përfaqësuesit të Lartë në largim, Christian Schmidt, ndërsa u konfirmua pritja që pasardhësi i tij të zgjidhet në fillim të qershorit dhe të marrë detyrën gjatë këtij muaji.

Autoritetet amerikane ritheksuan se do të vazhdojnë të monitorojnë të gjitha partitë dhe liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe do të reagojnë ndaj çdo veprimi që mund të kontribuojë në destabilizimin e situatës në vend./Telegrafi.

You Might Also Like

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije

LEXO GJITHASHTU

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Lajme
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Lajme
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Lajme
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Lajme
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot

August 7, 2026
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti

Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund

August 7, 2026
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?