By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Provimi i jurisprudencës në Shqip, Kadriu: Nuk ka pengesë ligjore por politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Provimi i jurisprudencës në Shqip, Kadriu: Nuk ka pengesë ligjore por politike
TOP Momenti

Provimi i jurisprudencës në Shqip, Kadriu: Nuk ka pengesë ligjore por politike

Momenti
Published: May 30, 2026

Kërkesa e studentëve shqiptar për të dhënë provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe po zvarritet vlerëson eksperti juridik Osman Kadriu.

Ai vlerësojnë se pengesa nuk është juridike, por politike, pasi sipas Kadriut nuk ekziston asnjë kontest ligjor që e pengon realizimin e kësaj të drejte.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, kërkimi i mendimit nga Komisioni i Venecias është vetëm një mënyrës për ta shtyrë procesin dhe për ta mbajtur pezull zgjidhjen.

“I dëgjojmë deklaratat politike se për çdo intervenim duhet të kërkohet mendim nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias nuk ka kompetencë për këto çështje. Këto janë çështje aq të thjeshta, të kuptueshme dhe të qarta, saqë nuk ka nevojë të prononcohet Komisioni i Venecias, aq më tepër kur para këtij komisioni ka qenë edhe Ligji për gjuhët. Është nonsens dhe e pakuptimtë. Kërkimi i mendimit nga Komisioni i Venecias ka për qëllim vetëm zvarritjen dhe shtyrjen e kësaj çështjeje, ndërsa ajo mund të rregullohet shumë lehtë. Prandaj, jam i mendimit se procedura është shumë e shkurtër dhe intervenimi juridik është shumë i rëndomtë e i thjeshtë, saqë nuk ka nevojë të kërkohen mendime nga organet evropiane. Në aspektin juridik nuk ka asnjë lloj kontesti që kjo çështje të mos rregullohet.”, theksoi eksperti juridik Osman Kadriu.

Your browser does not support the video tag.

Kadriu vlerëson se çështja mund të rregullohet shumë lehtë, përmes një dispozite të vetme ligjore që do të garantonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai sqaron se iniciativa duhet të nisë nga Ministria e Drejtësisë, të kalojë në Qeveri si propozim-ligj dhe më pas të votohet në Parlament.

“Kompetenca është e Ministrisë së Drejtësisë. Meqenëse kjo çështje është ligjore, ajo duhet të rregullohet me ligj. Edhe pse, sipas mendimit tim, nuk ka nevojë për një ligj të veçantë për provimin, por vetëm të shtohet një dispozitë e veçantë në Ligjin për provimin e jurisprudencës, e cila në mënyrë të qartë do të garantonte zbatimin e gjuhës shqipe dhe dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Meqenëse bëhet fjalë për intervenim në ligj, ligjin e miraton Parlamenti. Prandaj, propozoj që nga Ministria e Drejtësisë të burojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për provimin e jurisprudencës, ai propozim të kalojë në Qeveri, të marrë formën e projektligjit dhe më pas të procedohet në Parlament. Nuk ka nevojë që kjo çështje të shtjellohet më tej.”, u shpreh Kadriu.

Sipas tij, Kushtetuta e shtetit dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve e garantojnë qartë përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë. Ai rikujton se edhe Ligji për arsimin e lartë, pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001, garanton arsimimin në gjuhën shqipe në nivel universitar. Për Kadriun, është e pakuptimtë që studentëve shqiptarë t’u garantohet arsimimi në gjuhën amtare, por jo edhe e drejta për ta dhënë provimin e jurisprudencës në shqip. /rtvm2

You Might Also Like

Shifra alarmante: 32 foshnja të braktisura në QKUK vetëm gjatë vitit 2025
Gega për pakon e inflacionit: Qytetarët kanë nevojë për dinjitet, jo për lëmoshë – Opozita duhej të ishte më e zëshme ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti
Berisha: Kuvendi shënon ripërtëritjen e PD-së, ata që do kenë dyshime për votat, të kërkojë rinumërimin!
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Abdixhiku: Peja na dha sot një mesazh të qartë, shpresa është kthyer, bashkimi po rritet, rrugëtimi ynë po merr forcë!

You Might Also Like

Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes dy brigjeve të Adriatikut
TOP Momenti

Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes dy brigjeve të Adriatikut

May 30, 2026
‘Faleminderit’- Vjosa Osmani ndan video nga tubimi me qytetarët në Pejë
TOP Momenti

‘Faleminderit’- Vjosa Osmani ndan video nga tubimi me qytetarët në Pejë

May 30, 2026
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gabuar
TOP Momenti

Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gabuar

May 30, 2026
“Procedurat mund të kryhen brenda ditës”, Arben Gega premton dixhitalizim të komunave dhe ulje të burokracisë
TOP Momenti

“Procedurat mund të kryhen brenda ditës”, Arben Gega premton dixhitalizim të komunave dhe ulje të burokracisë

May 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?