By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Robelli: Mbi një poezi të Azem Shkrelit kushtuar një liqeni në Zvicër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Robelli: Mbi një poezi të Azem Shkrelit kushtuar një liqeni në Zvicër
TOP Momenti

Robelli: Mbi një poezi të Azem Shkrelit kushtuar një liqeni në Zvicër

Momenti
Published: May 30, 2026

Publicisti Enver Robelli ka publikuar një poezi të Azem Shkrelit e cila i kushtohet një liqeni në Zvicër.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se poezia me titullin “Dita në Sargans” i kushtohet qytetit të Sargansit dhe liqenit Walensee, ndër më të bukurit e Zvicrës.

Your browser does not support the video tag.

“Kisha kohë që po e kërkoja këtë poezi të poetit tonë të madh Azem Shkreli (1938-1997). E gjeta tani duke gërmuar në kompletin e tij të veprave, 7 vëllime, botuar nga Shtëpia Botuese ‘Faik Konica’ në Prishtinë. Poezia me titullin ‘Dita në Sargans’ i kushtohet qytetit të Sargansit dhe liqenit Walensee, ndër më të bukurit e Zvicrës. ‘Ma kujton Grykën e Rugovës’, më tha njëherë Azem Shkreli në vitet 1990-të, kur vinte në Zvicër. Ishte kohë e vështirë: punëtorë, shkrimtarë, profesorë universiteti – të gjithë kishin mbetur pa punë në Kosovë si pasojë e represionit serb. Poetët vizitonin mërgatën, merrnin pjesë në aktivitete, lexonin ndonjë poezi, strehoheshin për dy-tri net nëpër banesa të ngushta mërgimtarësh, shkonin pastaj në qytete të tjera, përsëritej rituali i njëjtë, por solidariteti sa vinte e rritej”, shkruan Robelli.

Ai po ashtu tregoi se Azem Shkreli e shkroi poezinë ‘Nata e Mërgimtarëve’ i prekur nga largimi masiv i njerëzve nga Kosova në vitet ’90, por me besimin se populli nuk do të nënshtrohej.

“Me dhimbje në shpirt për largimin masiv të njerëzve nga Kosova, me shqetësim në zemër e me besim se populli i tij nuk do të nënshtrohej, Azem Shkreli shkroi poezinë ‘Nata e mërgimtarëve’. Aty apelon: ‘Natë njëqindvjeçe, hape librin tënd, shkruaj / Nga fundi i botës po të vinë nipa plisbardhësh / Evropës t’i sjellin erë dheu, erë toke të jugut / Kokë më kokë për bukë e për luftë e për Londër / Zotër të mirë të mërgimit, mbushni shtambat / Pini verë të moçme ilire, pini e thuani Zonjë / E qytetëruar, rrudhe kindin, bëri vend robit / Të lirisë sate të madhërueshme, jepi pak nga / Bukuria jote, lere të të prekë në pendël të / Shpendit të vet, me futë të saj të ta shkruajë / Evropën, Anadollin, Amerikën, natë njëqindvjeçe / Shkruaj, Mërgim Bardha, Mërgim Curri, Mërgim / Këlmendi, Mërgim Mërgimi, po të vinë pa plisa / Të bardhë, do të kthehen me koka të bardha'”.

Mirëpo siç sqaroi Robelli krahas dhimbjes poetin e mbanin nën tension artistik edhe motive të tjera, siç dëshmon poezia “Dita në Sargans”.

“Më 1993, kur e shkroi poezinë për liqenin Walensee, Azem Shkreli ishte 55-vjeçar. Një shkrimtar në kulmin e karrierës, por i penguar nga një regjim represiv për të bërë një jetë të dinjitetshme. Ardhja e poetit për ca ditë në Zvicër ishte një lloj çlirimi nga zymtësia që shkakonte terrori i policisë serbe në Kosovë. Lëvizja nëpër këtë vend dhe shijimi i bukurive të shumta të natyrës ishte, padyshim, edhe burim frymëzimi. Poezinë ‘Dita në Sargans’ po e sjell të përkthyer, për herë të parë, në gjuhën gjermane. Së pari mund ta lexoni versionin në origjinal, në ilirisht, siç i pëlqente të thoshte Azem Shkreli, pastaj gjermanisht. Në fotografi: Azem Shkreli gjatë një leximi në Zvicër nga libri i tij ‘Lirikë me shi’. Në sfond flamuri kombëtar dhe ai i Zvicrës. Azem Shkreli ndërroi jetë më 27 maj 1997 – pak çaste pasi aterroi në Aeroportin e Prishtinës”, ka shkruar ndër të tjera Robelli. /Telegrafi/

You Might Also Like

Organizata terroriste ​”Brigada e Veriut” me video kërcënuese për Kosovën: Na pritni se po vijmë!
Plagoset një person në Shkodër
Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit automjetit të tyre
Pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut, PDK dhe Aleanca kërkojnë hetim dhe përgjegjësi
Prokuroria mbyll rastin për procedurën për prokurimet publike për spitalet modulare: Nuk ka prova për keqpërdorim

LEXO GJITHASHTU

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet
Lajme
Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
Lajme
CNN: Trump ushtron presion mbi shitjet e naftës së Iranit, por Irani ende ka ndikim në Hormuz
CNN: Trump ushtron presion mbi shitjet e naftës së Iranit, por Irani ende ka ndikim në Hormuz
Lajme
Një ritual shpirtëror i pazakontë u zhvillua në malin Rila të Bullgarisë
Një ritual shpirtëror i pazakontë u zhvillua në malin Rila të Bullgarisë
Lajme
“Kush mban përgjegjësi?”, PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK
“Kush mban përgjegjësi?”, PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK
Lajme

You Might Also Like

Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një puntor i KEK-ut në vendin e punës
TOP Momenti

Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një puntor i KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve
TOP Momenti

Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve

August 20, 2026
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin
TOP Momenti

Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin

August 20, 2026
Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
TOP Momenti

Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?