Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për tubimin që kanë mbajtur në Fushë Kosovë.
I pari i LDK’së, ka thënë se, atje kanë prezantuar vizionin për një Kosovë që kujdeset për familjen, fuqizon ekonominë familjare e krijonë mundësi për të rinjtë.
Postimi:
Tubimin e radhës e mbajtëm në Fushë Kosovë.
Mes shumë qytetarëve, prezantuam vizionin tonë për një Kosovë që kujdeset për familjen, fuqizon ekonominë familjare, krijon mundësi për të rinjtë dhe sjell zhvillim që ndihet në jetën e përditshme të secilit qytetar. Folëm për zotimet tona konkrete, për investimet kapitale dhe për një shtet që punon për njerëzit.
Në Fushë Kosovë garojmë me kandidaten tonë, Vesa Piskala, me numër 66.
Mbështetja, energjia dhe besimi që po marrim gjithandej janë shenja të qarta të një momentumi të ri. Bashkë, drejt ndryshimit.
The post Abdixhiku pas tubimit në Fushë Kosovë: Prezantuam vizionin tonë për një vend që fuqizon ekonominë familjare appeared first on Gazeta Express.

