By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Më shumë se progres? SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Më shumë se progres? SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes?
Lajme

Më shumë se progres? SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes?

Momenti
Published: May 29, 2026

Disa herë tashmë është thënë se SHBA-ja dhe Irani ndodhen pranë një marrëveshjeje për zgjatjen e armëpushimit. Tani raportimet po zgjojnë shpresa të reja.

Prej javësh po zhvillohen negociata të vështira për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas disa raportimeve mediatike ekziston një draft për të zgjatur armëpushimin aktual, por të brishtë, dhe për të hapur sërish për lundrim Ngushticën e Hormuzit, e cila ka qenë e bllokuar që nga fillimi i luftës. Megjithatë, një konfirmim zyrtar për këtë marrëveshje nuk ka ende, as nga regjimi iranian dhe as nga presidenti amerikan Donald Trump.

Your browser does not support the video tag.

Fillimisht, portali amerikan i lajmeve Axios raportoi, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë, se negociatorët e të dy palëve kanë rënë dakord për një deklaratë qëllimi 60-ditore për zgjatjen e armëpushimit dhe për nisjen e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit. Pjesë e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë edhe hapja e Ngushticës së Hormuzit, në mënyrë që lundrimi të mund të zhvillohet sërish “pa kufizime” dhe pa tarifa. Po ashtu, Irani duhet të pastrojë ngushticën nga të gjitha minat brenda 30 ditësh. Në këmbim, sipas raportit, SHBA synon të heqë bllokadën ndaj porteve iraniane.

Edhe New York Times raportoi se negociatorët e SHBA-së dhe të Iranit janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të tillë. Gazeta iu referua tre zyrtarëve amerikanë që janë të njohur me bisedimet.

Vance raporton për progres

Nga udhëheqja e Iranit deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë lidhur me një marrëveshje të mundshme. Megjithatë, nga Garda Revolucionare iraniane u bë e ditur se një marrëveshje paraprake ende nuk është formuluar dhe rrjedhimisht as konfirmuar, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim duke cituar një burim pranë ekipit negociator.

Nga ana e SHBA-së, zëvendëspresidenti amerikan, J.D.Vance foli për “shumë përparime”, që janë bërë. “Momentalisht ka lëvizje përpara dhe pas për disa detaje gjuhësore”, tha Vance. Ai shprehu shpresën për përparime të mëtejshme, në mënyrë që Trump të jetë në gjendje ta miratojë marrëveshjen. Megjithatë, ende nuk është arritur deri në atë pikë. “Është e vështirë të parashikohet saktësisht kur, apo nëse, presidenti do ta nënshkruajë”, theksoi Vance./DW/

The post Më shumë se progres? SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Breshëri vdekjeprurëse raketash ruse në Kiev
BBC: Ilaçet që mund ta bëjnë më të vështirë përballimin e të nxehtit
E dhimbshme, punëtori që humbi jetën në KEK është një i ri nga Mitrovica, publikohet fotografia
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet
Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

LEXO GJITHASHTU

Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht
Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht
TOP Momenti
Islam Abazi nuk do të kërkojë mandat të dytë në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar
Islam Abazi nuk do të kërkojë mandat të dytë në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar
TOP Momenti
Organizata terroriste ​”Brigada e Veriut” me video kërcënuese për Kosovën: Na pritni se po vijmë!
Organizata terroriste ​”Brigada e Veriut” me video kërcënuese për Kosovën: Na pritni se po vijmë!
TOP Momenti
CNN: Trump ushtron presion mbi shitjet e naftës së Iranit, por Irani ende ka ndikim në Hormuz
CNN: Trump ushtron presion mbi shitjet e naftës së Iranit, por Irani ende ka ndikim në Hormuz
Lajme
Një ritual shpirtëror i pazakontë u zhvillua në malin Rila të Bullgarisë
Një ritual shpirtëror i pazakontë u zhvillua në malin Rila të Bullgarisë
Lajme

You Might Also Like

“Kush mban përgjegjësi?”, PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK
Lajme

“Kush mban përgjegjësi?”, PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK

August 20, 2026
Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin
Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin

August 20, 2026
Vrasja e turistit portugez, Policia në kërkim të Gjanës dhe pronarit të “Principotes”, kontrolle në Vorë, Kukës e Tiranë
Lajme

Vrasja e turistit portugez, Policia në kërkim të Gjanës dhe pronarit të “Principotes”, kontrolle në Vorë, Kukës e Tiranë

August 20, 2026
Rreth 40 mijë rrufe godasin qytetin italian, njëra godet dhe trenin në ecje
Lajme

Rreth 40 mijë rrufe godasin qytetin italian, njëra godet dhe trenin në ecje

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?